Fshehja e pjesës së errët të gjyqësorit
Debati rreth ligjit të ri për prokurorinë, ardhur kryesisht përmes tezave që burojnë nga rrethi i prokurorëve apo i gjykatësve, po tenton paturpësisht të fshehë një problem të madh të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, që nuk ka të bëjë fare me pavarësinë e pushtetit gjyqësor nga pushtetet e tjera e veçmas nga qeveria.
Po ashtu ky problem i krijuar nga sistemi i drejtësisë dhe që prek gjithë hallkat e tij nuk ka arritur të përmbahet, të frenohet apo të zbutet nga ligji i mëparshëm. Për më shumë ky problem nuk ka burim marrëdhëniet e drejtësisë me pushtetet e tjera, por vetë mënyrën se si kanë funksionuar hallkat e këtij sistemi, duke abuzuar çdo ditë, në çdo rast dhe pa humbur asnjë mundësi për abuzim.
Ky problem i madh që është edhe një ndër shkaqet kryesore që të rishihen e rishkruhen ligjet që rregullojnë funksionimin e institucioneve të së drejtës, është korruptimi pa limit, agresiv, ekstensiv i prokurorive dhe gjykatave të vendit, po aq sa edhe zyra të tjera të lidhura me to.
Harresa e qëllimshme e kalbjes së sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe vënia e theksit në çështje të tjera që nuk kanë qenë motive për reformimin e ligjeve është sërish vazhdim i korrupsionit dhe presionit korruptiv të të njëjtave qarqe të drejtësisë shqiptare, që ndërtuan në sistem vjedhjen, grabitjen, falsifikimin e qindra e mijërave qytetarëve shqiptare për më shumë se dhjetë vjet rresht.
Presioni që ata po bëjnë herë në formë shoqatash, e herë në formë institucionale ndaj institucioneve të qeverisë, nuk lë vend për kurrfarë optimizmi se drejtësia shqiptare do të jetë jo vetëm e pavarur, por edhe e drejtë, pasi deri në këtë ditë ajo ka qenë mijëra herë më e pavarur sesa e drejtë dhe mijëra herë më e padrejtë sesa e drejtë.
Duke mos marrë shumë shembuj nga korrupsioni i gjykatave, por vetëm aq sa mund të mësojë një turist vere në Shqipëri, është e mjaftueshme për të vënë duart në kokë dhe për të mbyllur veshët nga mëngjesi deri në darkë para deklaratave që kërkojnë sërish atë lloj pavarësie që ka prodhuar qindra drama, eksese, vrasje ndoshta, dëme të pasurisë së qytetarit dhe asaj të shtetit, me gjakftohtësinë profesioniste të një fajtori të rëndë.
A do t’u japë përgjigje logjika e zyrtarëve të lartë apo të ulët të prokurorisë dhe gjykatave, qindra qytetarëve që përmes vendimeve të gjykatave u është tjetërsuar prona, që përmes falsifikimit të dosjeve vrasësit janë lënë të lirë, që qindra procese penale e civile janë ankimuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit, çfarë tregon jo vetëm korrupsion por edhe humbje totale besimi te drejtësia po për shkak të korrupsionit.
Këta zyrtarë bëjnë mirë që këmbëngulin për pavarësinë nga pushteti politik, por pse fshehin dhe nuk përmendin qoftë edhe njëherë babëzinë e tyre, ose të kolegëve të tyre nëse ata vetë nuk kanë? Pse nuk thonë që ka mes tyre që kanë edhe dhjetë apartamente banimi në Tiranë, që kanë vila në bregdet dhe makina luksoze, të cilat nuk justifikohen me rrogën e njëqind viteve si gjyqtarë apo prokurorë? Pse nuk thonë që nga një kontroll i bërë në Gjykatën e Tiranës dy vjet më parë, nga 54 gjyqtarë, 48 ishin me shkelje të mjaftueshme, që të lënë edhe punën? Me dhjetëra herë kemi pritur në redaksi njerëz të robëruar nga gjykatat, të cilëve nuk u shërbehej, të cilët fyheshin, të cilët grabiteshin si të ishin një mall i hedhur.
Fshehja e kësaj kalbjeje është një problem i madh profesional dhe moral i zyrtarëve, që kanë marrë përsipër të mbrojnë atë çfarë ka arritur drejtësia në planin e pavarësisë, edhe pse nuk është duke ua marrë kush atë pavarësi. Çfarëdo lloj pavarësie që ata të kenë nëse ajo nuk u shërben qytetarëve, por i robëron dhe vjedh ata, duhet rishikuar. Duhet rishikuar se ka raste që pavarësia mund të gabojë, sidomos kur ajo mbivendoset nga pavarësi në të gjitha planet, pavarësi nga ligji, pavarësi nga e drejta, pavarësi nga ndëshkimi nëse shkel drejtësinë. Duke fshehur këtë pjesë të errët të drejtësisë shqiptare, si dhe duke pasur parasysh ndjeshmërinë e qeverisë dhe ndërkombëtarëve ndaj gjyqësorit dhe sigurisë së pavarësisë së tij, ekziston rreziku që ligji të bëhet, të marrë edhe mbështetjen e grupeve të interesit, edhe ato të mazhorancës e opozitës, pa zgjidhur problemin e qytetarëve dhe marrëdhënieve, që ata duhet të ndërtojnë çdo ditë me hallkat e drejtësisë shqiptare.