E Diel, 1 Nëntor 2026

Fshihte kanabis në bidon, pranga një 50-vjeçari

Krujë

“Instinkti” policor ka çuar në pranga zotëruesin e një sasie bime narkotike në një fshat të Krujës dhe ka bërë të mundur sekuestrimin e 12.6 kilogramë kanabis të fshehur në një bidon plastik. Një sasi tjetër e bimës narkotike kanabis sativa është gjetur dhe sekuestruar në fshatin Mafsheq të Krujës. Ajo u gjet në shtëpinë e shtetasit Nel Xeka, 50 vjeç, i cili u arrestua në flagrancë për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. E njohur si një nga rrethet që kultivojnë bimën narkotike për shkak të zonave të thella malore e pyjore, jo lehtësisht të kontrolluara nga policia, Kruja vazhdon të jetë pjesë e listës së zezë. Një ditë më parë, Antidroga dhe shërbimet policore të zonës ushtruan kontroll në një banesë të fshatit Mafsheq të Krujës, ku gjetën dhe sasinë e bimës narkotike. Burimet zyrtare policore thanë se sasia e bimës së gjetur e të bllokuar në cilësinë e provës materiale është 12 kilogramë e 600 gramë kanabis sativa, që ishte futur në një bidon plastik 200 litërsh.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›