E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qëllon në ajër me armë, prangoset çobanit

Tepelenë

Terrorizon me armë fshatin, policia e Tepelenës prangos një çoban. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se Rakip Bani, 60 vjeç, lindur në fshatin Mezhgoran të Rrethit Tepelenë dhe banues në Sarandë, është arrestuar ditën e shtunë rreth orës 16:00, për “armëmbajtje pa leje”. Të njëjtat burime saktësojnë se 60-vjeçari Bani, i cili është çoban, ka qëlluar me armë zjarri nga stani i tij në drejtim të fshatit Mezhgoran, duke vënë në rrezik jetën e banorëve. Kanë qenë këta të fundit që kanë lajmëruar menjëherë Komisariatin e Tepelenës. Forca të shumta policie janë nisur në drejtim të këtij fshati dhe kanë bërë rrethimin e zonës. Ndonëse i është bërë thirrje nga policia që të dorëzonte armën e zjarrit, Bani ka vazhduar të qëllonte me armë në ajër. Brenda një kohe të shkurtër është bërë i mundur neutralizimi dhe arrestimi në flagrancë i çobanit. Nga kontrolli i mëtejshëm që u bë në stanin e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe 70 copë fishekë model 56.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›