E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani: Banka e Shqipërisë ul me 0.5 % normën bazë të interesit

TIRANË- Banka e Shqipërisë ka vendosur të ulë me 0.5% normën bazë të interesit, duke e çuar atë në 5.25 %. Lajmin e ka dhënë vetë guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i cili gjatë një konference për shtyp deklaroi se vendimi për uljen e normës u bë me qëllim lehtësimin e kredidhënies, në mënyrë të tillë që ndikimi të jetë i menjëhershëm.

Sipas Fullanit, Këshilli mbikëqyrës i BSH-së ka arritur në përfundimin se tre mujori i tretë shënoi një pike kthese në rifitimin e besimit të publikut ndaj sistemit bankar shqiptar.

Duke kujtuar se ka pasur shenja pozitive, Fullani ka saktësuar se tendencat në rritje mbeten ende të brishta. Duke kujtuar ndikimin nga kriza ekonomike, Fullani deklaroi se janë konstatuar rënie të remitancave dhe të eksporteve. Më tej ai i ka bërë thirrje qeverisë të jetë sa më realiste me buxhetin dhe të tregohet e kujdesshme me uljen e borxhit publik. Tjetër këshillë për qeverinë Fullani ka kujtuar edhe kujdesin në mbledhjen e të ardhurave buxhetore dhe të tregohet e matur me shpenzimet.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›