E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, përfundojnë zgjedhjet në Kukës dhe Tropojë

E majta

Të shtunën, gjatë një votimi të balotazhit, kanë përfunduar zgjedhjet e brendshme të PS të Rrethit të Kukësit, përkatësisht të kryetarit të saj. Votimi i zhvilluar disa ditë më parë, ku konkurruan katër kandidatë, diktoi kalimin në balotazh të Skënder Ahmetit dhe Ylber Durakut. Ky i fundit, gjatë votimit dje, ka dalë fitues kundrejt Ahmetit, përkatësisht 59 me 44 vota të socialistëve të rrethit, të madantuar për të votuar për kryetarin. Ylber Duraku, 40 vjeç, ka punuar në struktura të larta të rendit publik, si shef komisariati në Kukës, në Tropojë dhe në Has etj., dhe mban gradën Komisar. Deputeti i Kukësit i Partisë Socialiste, Asllan Dogjani, i cili ka mbikëqyrur procesin e zgjedhjeve të brendshme të PS-së në Qarkun e Kukësit, tha se dhe në Tropojë kanë përfunduar zgjedhjet, ku është votuar për kryetar të rrethit, ekonomisti Mujo Gusturani, i cili më herët ka qenë drejtues i PS-së të qytetit të Bajram Currit.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›