G99, tryezë për perspektivat e regjistrimit sipas fesë dhe etnisë

Tiranë, 2 shkurt, NOA Çështja e regjistrimit
të ri të popullsisë mbi bazë feje dhe përkatësie etnike qëndron në bazë të
diskutimit të një tryeze që po zhvillohet në hotel Tirana International, e organizuar nga
G99. E kthyer tashmë në një debat ndër më kryesorët të jetës politike në vend, pas publikimit të idesë mbi projektin nga kryeministri Berisha, ajo tashmë
po shoqërohet me reagime pro dhe kundër, nga të gjithë kahet e politikës si dhe
përfaqësues të fushave të ndryshme studimore.
Kështu, Rexhep Meidani, ish-president i
Republikës gjatë tryezës së lartpërmendur bëhet me dijeni se do të mbajë
referimin me titull Perspektiva politike e regjistrimit të popullsisë dhe
përfshirjes së elementëve fe/etnicitet, temë kjo e njëjtë e trajtuar edhe nga Pëllumb
Xhufi, si historian dhe politikan.
Nga ana tjetër, Milva Ekonomi, ish-drejtore e
INSTAT dhe përfaqësuese e Institutit Axhenda referon lidhur me çështjen e regjistrimit
të ri të popullsisë mbi bazë feje dhe përkatësie etnike, duke analizuar
konkretisht perspektivat teknike të regjistrimit të ri që propozon qeveria.
n.e/NOA