E Shtunë, 31 Tetor 2026

Garda, rritje pagash në bazë të gradave

Oficerët e Gardës së Republikës nga 1 Maji shtesë nga 1000 deri në 3200 lekë në muaj

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim, i cili është botuar dje ne fletoren zyrtare dhe që parashikon një rritje pagash për të gjithë punonjësit e saj në bazë të gradës që mban. Propozimi i ministrit të Brendshëm dhe atij të Financave parashikon rritje pagash nga 1000 deri në 3200 lekë shtesë në pagat mujore të efektivave të Gardës së Republikës.


Gradës gjeneral garde do t'i korrespondojë një pagë mujore prej 107 mijë lekësh në muaj, ose një rritje simbolike prej 120 lekësh. Kolonelët e kësaj strukture do të kenë një pagë mujore prej 93 mijë lekësh në muaj, ose 750 lekë më shumë. Në renditje vendin e tretë në hierarkinë e pagave e mbajnë nënkolonelët me 82 mijë lekë në muaj, të ndjekur nga majorët me 69 mijë.


Oficerët e mesëm, ku futen kapitenët dhe nënkapitenët përfitojnë një rritje më të konsiderueshme në paga. Kështu kapitenët nga 1 maji marrin një pagë mujore prej 58 mijë lekësh, nga 54,800 lekë që merrnin më parë.


Ndërsa nënkapitenët nga ky muaj kanë një pagë prej 55 mijë lekësh, nga 51,750 lekë që paguheshin deri në muajin prill. Togerët do të kenë një pagë bazë prej 52 mijë lekësh, ose 3160 lekë më shumë.


Nëntogerët do të përfitojnë një shtesë në pagën mujore prej 2140 lekësh, dhe në total do të marrin 49 mijë lekë çdo muaj. Rritja e pagave ka përfshirë të gjithë nënoficerët me grada nga kryekapter deri tek rreshteri, me paga që variojnë nga 33,600 deri në 41 mijë lekë në muaj.


 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›