Gega: Gati për ndeshjen kundër Portugalisë
Trajneri i U-21 vlerëson shpirtin e kësaj skuadre. Komplimenta për Sadikun dhe Mërgim Brahimin të cilët erdhën menjëherë nga Turqia dhe iu bashkuan grupit.
Kombëtarja shqiptare bën hopin, fiton dy ndeshje kundër Katarit dhe Iranit. U-21 shpreson ti ngjajë. Në 6 qershor skuadra e Skënder Gegës do jetë përballë Portugalisë. Një ndeshje shumë e vështirë, të cilën trajneri e njeh, por njëkohësisht nuk i druhet. E dimë, Portugalia është një skuadër shumë e fortë, sidomos me moshat. Mos harrojmë, në harkun e dy viteve nga ekipet zinxhir kanë kaluar në skuadrat e para 130 futbollistë.
Kaq thotë në fillim trajneri i skuadrës Shpresa, Skënder Gega, i cili më pas përqëndrohet te skuadra qe drejton vetë. Më në fund ekipit i janë bashkuar edhe Sadiku e Mërgim Brahimi, të cilët kanë munguar në dy miqësoret e zhvilluara në Austri, ndërkohë që ende Vajushi nuk është bërë i gjallë.
Pa dashur të bëjmë komplimente, por ardhja në kohë rekord e Sadikut dhe Brahimit, sapo kanë përfunduar. I respektoj ata që bëjnë sakrifica Nga Kombëtarja te shpresa dhe në kohë shumë të shpejtë. Dua ti kompletoj këta futbollistë, të cilët sakrifikuan gjithçka. Megjithatë trajneri tregon se këtë herë grupin e ka të plotë. Pas ardhjes së dy futbollistëve mendoj se grupi është i konsoliduar.
Kam testuar gjatë kësaj kohë mjaft futbollistë, të cilët kanë rezultuar se janë të dobishëm, por dera e Shpresës nuk është han me dy porta, ku mund të vijë e të luajë kush të dojë. Në ndeshjen e parë kundër Ukrainës vendosa të luaj me formacionin bazë. Një pjesën e dytë i dhashë dorën të gjithëve dhe në këtë fraksion loje ne humbëm 3-0. Kundër Maqedonisë bëmë një ndeshje vërtet mjaft të mirë.
Barazuam 2-2, por mund dhe duhet të fitonim shumë thellë.Gega flet, por mendjen e ka te ndeshja e 6 qershorit me Portugalinë. Kërkesat për të luajtur me këtë skuadër janë të shumta, por numrat janë ato që lejon UEFA. Shumë mund të duan, por ka një rregull e mua më duhet të zgjedh më të mirët. Kemi pasur probleme në krahun e majtë të mbrojtjes dhe Matoshi është njeriu që luan më mirë në këtë krah.
Kemi marrë edhe Gashin e Taipin nga Greqia e Franca. Janë pikërisht këta të tre, të cilët meritonin më shumë. Por mua më duhet të mendoj për këtë sezon, por edhe atë pasardhës. Një fakt i drejtë, pasi Bala e Sadiku, dy prej futbollistëve më potentë të kësaj skuadre janë vetëm për këtë sezon, pasi kalojnë moshën. Në ndeshjen e fundit kundër Maqedonisë skuadra U-21 ka qenë e përbërë nga futbollistë të gjithë thuajse 19-vjeçarë.
Eshtë një projekt që duhet të vazhdojë. Jo më kot i kam provuar këta futbollistë të rinj, mosha e të cilëve skadon pas dy vjetësh. Duhet të mendojmë që tani për të ardhmen ka deklaruar Gega. E duku iu rikthyer ndeshjeve kundër Portugalisë dhe Rusisë, trajneri e ka të qartë vështirësinë. Në grup nuk ka se çtë bëjë, por në dy sfidat do kërkojë maksimumin dhe pse jo edhe ndonjë rezultat pozitiv.
Lind Kupa Tirana 8
32 skuadra të regjistruara. !000 euro premio për fituesin e trofeut. Sponsori Bushati: Ky është aktiviteti i parë, por jo i fundit. Qëllim kemi të risjelli, njerëzit pranë sportit
Rikthehet futbolli i lagjeve në Shqipëri. Nuk është shteti, i cili mund dhe duhet të ish iniciator i një aktiviteti të tillë, por thjesht një sipërmarrje e Ervin Bushatit, i cili ka siguruar që vetëm në lagjen 8, të regjistrohen 32 skuadra. Një turne minifutbolli, i cili ka siguruar të paktën nj pjesëmarrje aq të madhe sa askujt nuk i kish shkuar ndërmend.
Një gjest simbolik ai i gjuajtjes së topit të parë në këtë aktivitet nga legjenda e portës bardheblu Blendi Nallbani. Në fund një premio prej 1000 euro për skuadrën fituese. Megjithatë nuk është ky qëllimi i këtij aktiviteti, qëllimi është masivizimi i sportit në përgjithësi dhe njëkohësisht i futbollit në veçanti. Të regjistrohen 32 skuadra vetëm nga një zonë e Tiranës është diçka vërtet e jashtëzakonshme e kjo tregon dëshirën për të luajtur e të gjithëve.
Interesant është fakti se nuk ka kampionat me grupmosha, por thjesht kampionat e fakti që në skuadrat e regjistruara ka fëmijë nga 15-vjeçar e deri të tek të rritur mbi 40 vjeçar, tregon se sa dëshirë kanë këta njerëz për të luajtur. Deri në këto momente janë luajtur vetëm gjysma e ndeshjeve, por gjimnazi Partizani çdo pasdite kthehet në një qendër sportive ku prindër, apo fëmijë shohin e zbaviten.
Emra të çuditshëm, duke filluar nga Tiger (emër skuadre), që edhe flokët i kanë qethur ndryshe nga të tjerët, e përfunduar te emër skuadre që ka vetëm një sigël, 8. Çdo gjë ndodh, e drejtë e secilit të zgjedhë emrin e skuadrës. Një iniciativë e jashtëzakonshme dhe pozitive, e cila shpresojmë se do vazhdojë edhe më tej dhe këtë gjë sponsorizuesi kryesor Ervin Bushati e premton.
Eshtë hapi i parë, por jo i fundit. Të tjerë aktivitete do vazhdojmë të zhvillojmë. Qëllimi ynë është të qenit sa më të harmonizuar për të jetuar në një bashkësi dhe sa më shumë komunitet të bashkuar. Ide interesante. Bushati ka bërë hapin e parë, shpresojmë që të tjerë të vazhdojnë nismën e tij.