E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gilmando Dani jep sqarime vullnetarisht në polici


Një ditë pas publikimit të lajmit në gazetën "Shekulli", se policia nuk kishte gjetur në banesën e tij në afërsi të "21 dhjetorit" Gilmando Danin, ky i fundit është paraqitur vullnetarisht me avokatin e tij në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë avokati i tij, dy ditë më parë, duke pohuar se Dani është paraqitur vullnetarisht në Drejtorinë e Policisë së kryeqytetit, për të dhënë sqarime dhe shpejgime në lidhje me pozicionin e tij, rreth ngjarjes së të dhjetë ditëve më parë ku mbetën të vrarë katër efektivë policie.

Dani së bashku me avokatin e tij, kanë pohuar për efektivët e policisë së kryeqytetit si dhe për Prokurorinë e Krimeve të Rënda se nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen. Sipas burimeve mësohet se Dani ka argumentuar se ka pasur probleme personale të premten e 7 gushtit si dhe nuk ka qenë në qytetin e Durrësit atë ditë për shkak se nuk kishte punë atje, duke pohuar se nuk kishte lidhje me ngjarjen. Pas këtij pohimi në praninë e avokatit të tij, Dani është lënë i lirë nga organi i akuzës.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›