Man Utd tërhiqet nga Sneijderi

Manchester United është tërhequr nga interesimi për transferimin e mesfushorit të Interit, Wesley Sneijder.
Reprezentuesi holandez spekulohej me kalim në Old Trafford, gjatë gjithë verës, derisa Sir Alex Ferguson kërkon zëvendësues për Paul Scholesin e pensionuar.
27-vjeçari më herët kishte theksuar se bëri kontakte me drejtuesit e kampionit të Premierligës, ndërsa Inter ka dërguar sinjale se janë të gatshëm ta shesin futbollistin për çmimin e duhur.
Mirëpo, zyrtarë të Manchester Unitedit i kanë thënë të përditshmes angleze, The Guardian, se klubi është lodhur nga spekulimet e vazhdueshme dhe ka vendosur të tërhiqet nga interesimi i tyre për mesfushorin dinamik.
Mosha e Sneijderit dhe kërkesa e tij për pagë prej 200 mijë funtesh në javë doli të jetë e tepërt për klubin nga Old Traffordi.