E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet në mesnatë trupi i studentit

PEQIN/ Forcat e RENEA-s kanë arritur të nxjerrin nga ujërat e Shkumbinit trupin e pajetë të Eris Prendittë mbytur, dyshohet një infarkt


PEQIN - Forcat e RENEA-s kanë arritur të nxjerrin nga uji i lumit Shkumbin trupin e pajetë të studentit 21-vjeçar të mbytur pasditen e së enjtes. Gjetja e trupit është bërë teksa ka hyrë dita e premte. Eris Prendi humbi jetën një ditë më parë teksa ishte nën shoqërinë e disa shokëve të tij nga Cërriku në vendin e quajtur Ura e Zezë.


I riu, student në degën Psikologji në Universitetin e Elbasanit, kishte shkuar në një lokal në afërsi të lumit dhe në një moment, pasi kishte luajtur, ishte shprehur se do të shkonte të freskohej pak.


Shokët nuk e kanë ndjekur, por kanë qenë dy fëmijë të cilët e kanë parë të riun që ka hyrë në ujë dhe më pas është zhdukur në të. Kërkimet për trupin vazhduan për disa orë dhe vetëm në mbrëmje vonë kur mbërritën polumbarët u bë e mundur nxjerrja e trupit të të riut.


Ai është dërguar në morgun e spitalit për ekspertizën mjeko-ligjore. Nga të dhënat e para nga ekspertët mendohet se shkak i vdekjes ka qenë një infarkt i ndikuar nga temperatura e trupit dhe e ujit. Futja e menjëhershme në ujë duket se i kushtoi jetën studentit nga Lushnja që nuk pati asnjë mundësi shpëtimi. Gjithsesi, konkluzionet përfundimtare pritet të dalin pas përfundimit të ekspertizës dhe daljes së rezultateve nga mjekësia ligjore.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›