E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet pas 3 ditësh trupi i 8-vjeçares të mbytur në Devoll

28/05/2009  U rrëmbye nga rrjedha e lumit së bashku me të ëmën

ELBASAN- Gjendet nga dy peshkatarë trupi i pajetë i Xhorxhinës, 8-vjeçare e mbytur bashkë me të ëmën të dielën në mëngjes. Burime zyrtare të policisë bënë të ditur se rreth orës 14.00 në sallën operative është njoftuar nga dy persona nëpërmjet telefonit për gjetjen e një kufome. Dy personat ishin duke peshkuar në ujërat e lumit Devoll kur kanë hasur në kufomën e së miturës Xhorxhina Çapja. Mësohet se dy burrat ishin nga lagja “5 Maj” të qytetit të Elbasanit. Ata kishin shkruar në rrjedhën e këtij lumi bashkë me mjetet e peshkimit dhe kur kanë ndaluar përgjatë vendit që banorët e zonës e quajnë Shelgu në afërsi të fshatit Rrenas dhe kanë hedhur kallamat e peshkimit, grepi ka rënë në veshjet e vajzës duke e nxjerrë në sipërfaqe. Burrat që e dinin për ngjarjen ka kuptuar se bëhej fjalë për kufomën dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë. Menjëherë agjentë të policisë dhe ekspertët kanë mbërritur në vendin ku ishte gjetur kufoma duke verifikuar se i përkiste fëmijës 8-vjeçar të mbytur të dielën në mëngjes. Kërkimet për kufomën kanë vazhduar për tri ditë duke filluar nga vendi ku u mbytën dy viktimat e kësaj tragjedie për rreth 12 kilometra. Trupi i Xhorxhinës 8-vjeçare është gjendur në vendin e quajtur Shelgu pas kontrolleve të herëpashershme të polumbarëve dhe policisë. Pas kryerjes së procedurave të autopsisë trupi do t’i kthehet familjes për të kryer ritet e fundit dhe për të përcjellë për në banesën e fundit. Xhoxhina bashkë me nënën e saj Selimen 41 vjeç dhe vëllain 4 vjeç, ishin duke kaluar lumin Devoll për të shkruar tek gjyshja në fshatin Mollas. Të tre janë përfshirë nga rryma e ujit dhe i vetmi që shpëtoi mrekullisht nga mbytja ishte 4-vjeçari me ndihmën edhe të një banori të zonës. Trupi i gruas u gjet vetëm një orë më vonë nga banorët, ndërsa vajza vetëm të mërkurën, tre ditë pas mbytjes. Megjithëse polumbarët kanë kërkuar për disa kilometra për shkak të ujit të turbullt dhe të ujit të rrëmbyer nuk është arritur tek kufoma.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›