SHBA, vetëdeklarohen fajtorë miqtë e Efraim Diverolit
Dy miqtë e Efraim Diverolit u vetëdeklaruan fajtorë në gjyq për akuzat e bëra ndaj tyre, si të përfshirë në dërgimin e municioneve kinezë për ushtrinë e Afganistanit, duke shkelur kontratën e qeverisë amerikane me vlerë rreth 300 milionë dollarë. David Packouz dhe Alexandër Podrizki, të dy nga 27 vjeç, u deklaruan fajtorë dhe tani mund të marrin nga gjykata federale në Miami një dënim maksimumi deri në pesë vjet. Gjyqtari i distriktit të SHBA-së, Joan Lenard, e la datën e vendosjes së dënimit në ngarkim të të dy të akuzuarve për më 28 shtator. Packouz, i cili është gjithashtu një muzikant dhe shkrues këngësh, ishte zëvendëspresident i “AEY Inc”, një firmë e vendosur në zonën Miami Beach dhe Podrizki ishte përfaqësuesi i saj në Shqipëri. Presidenti i AEY, Efraim Diveroli dhe ortaku i tyre, Ralph Merrill, e deklaruan veten të pafajshëm dhe po presin vendimin e gjyqit. Regjistrimet në gjyq tregojnë që në janar të vitit 2007, ushtria amerikane i dha firmës AEY një kontratë prej 298 milionë dollarë që të siguronte fishekë 7.62 mm për ushtrinë e Afganistanit. Kontrata ndalonte çdo lloj municioni kinez që duhet të përdorej që të përmbushte marrëveshjen. Furnizuesi kryesor i AEY ishte kompania shqiptare “Export and Import Co”, e cila i ka siguruar sasi të mëdha municioni kinez që nga viti 1958 deri në vitin 1974. Packouz dhe Podrizki e pranuan seancën dëgjimore të së martës se ata ishin të përfshirë në një komplot për të ndryshuar origjinën kineze të municioneve duke e ndryshuar atë, duke zhdukur të gjitha gjurmët se ato ishin prodhuar në fabrikat kineze. Pastaj, në fund, 35 ngarkesa anijesh që mbanin rreth 90 milionë fishekë furnizuan ushtrinë afganistaneze, dhe i kushtuan ushtrisë amerikane rreth 10.3 milionë dollarë. AEY e siguronte me anë të dokumenteve ushtrinë se furnizimi ka ardhur nga Shqipëria, të cilat sipas prokurorëve, ishin false. Inspektori gjeneral i Departamentit të Shtetit amerikan hapi vitin e kaluar investigimin, ku një diplomat i SHBA-së ishte i përfshirë. Në të njëjtën kohë, investiguesit kongresionalë gjetën që në vitin 2008, AEY i siguronte trupave në Irak, helmeta të pasigurta, si dhe kishte dështuar që të dorëzonte 10.000 pistoleta në Irak dhe u dërgoi municion më të dobët forcave speciale të ushtrisë. Pentagoni dhe Departamenti i Shtetit kanë përfunduar ose kanë nënshkruar shtatë kontrata me AEY-në, sipas “House Oversight” dhe “Komitetit të Reformave të qeverisë”. Që të dy, Packouz dhe Podrizki firmosën gjatë seancës marrëveshje me autoritetet amerikane se ata do të ndihmonin hetuesit që të identifikonin asete që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.