Për dy ditë me radhë përdhunohet 16-vjeçarja
28/05/2009 I dashuri e mban me zor në shtëpi
TIRANE- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur dy ditë më parë në kryeqytet, ku në zonën e Laprakës afër doganës është përdhunuar për dy ditë me radhë një 16-vjeçare, emri i së cilës është Lorela L. Nga burime zyrtare pranë policisë së shtetit mësohet se shtetasi që ka detyruar të dëmtuarën të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë është adoleshenti 18-vjeçar Genc Logu. Me anën e mashtrimeve dhe lajkave të ndryshme ky i fundit, ka mundur ta marrë 16-vjeçaren në një banesë, vend në të cilin me anën e dhunës fizike dhe asaj psikologjike ai ka kryer aktin seksual me shtetasen Lerela L, që sipas policëve ajo ishte shoqja e tij. Por 18- vjeçari nuk është mjaftuar me kaq, pasi duke ushtruar dhunë ai e ka detyruar 16-vjeçaren të qëndrojë në banesë edhe për dy ditë me radhë, ku gjatë kësaj kohe ai ka kryer vazhdimisht marrëdhënie seksuale. Mirëpo pas lejimit nga ana e tij që 16-vjeçarja të shkojë në shtëpi, kjo e fundit së bashku me të afërmit e saj ka denoncuar në polici 18-vjeçarin Genc Logu. Aktualisht policia është vënë në ndjekje të adoleshentit, i cili tashmë është shpallur në kërkim për akuzën e “përdhunimit”.