E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali; Plagosin për nder, arrestohen dy kushërinj emigrantë shqiptarë



Policia italiane ka vënë në pranga dy kushërinj me origjinë shqiptare, të cilët akuzohen për breshëri të shtënash ndodhur mesnatën e të hënës, duke u gdhirë e marta, në rrugën “Ugoni” në Breshia. Prangosja e tyre ka ndodhur dy net më parë, por fakti është bërë i ditur nga policia për mediat italiane vetëm dje. Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve në Itali, bëhet fjalë për dy kushërinj shqiptarë, të cilët gjatë kësaj breshërie armësh kanë plagosur dy vëllezër të moshës 23 e 24 vjeç, të cilët tashmë janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mundur të ndërtojë dinamikën e ngjarjes dhe të arrestojë dy kushërinjtë, 27 e 24 vjeç, njëri punëtor dhe tjetri klandestin në Itali, të akuzuar për “tentativë vrasjeje”. Dy të rinjtë kishin lënë takim me personat e dëmtuar për një çështje nderi në orët e vona të natës, pasi njëri prej të plagosurve kishte pasur një lidhje jozyrtare me motrën e 23-vjeçarit. Për këtë arsye, kanë shkrepur armët dhe kanë derdhur 5 plumba mbi 2 të rinjtë. Historia, sipas burimeve policore, mësohet të ketë ndaluar me dëshirën e vetë vajzës, ndërkohë që versioni i ish-it ishte e kundërta. Në makinën e të dëmtuarve, policia gjeti një shkop bejsbolli, ndërsa në vendin e ngjarjes, një shufër hekuri.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›