Rama, ditëlindje thellësisht private
4 korriku
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Bashkisë së Tiranës, ka preferuar një rreth të ngushtë njerëzish për të festuar dje ditëlindjen e tij. Larg syve të publikut dhe pa publicitet, duket se festimi i datëlindjes është zhvilluar në një rreth shumë privat. Gjithsesi, duket se përmasa publike e saj nuk do të mungojë sot, teksa bëhet e ditur për një drekë të mundshme të Ramës me deputetët grevistë në një nga ambientet e njohura në Tiranë.
#