Gjermani-Shqipëri: Bashkëpunim në fushën e tregtisë
Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Tregtisë dhe Industrisë të Gjermanisë, organizuan dje në Tiranë një seminar për kontratat tregtare ndërkombëtare. Qëllimi i këtij seminari ishte njohja e përfaqësuesve të biznesit me përgatitjen e kontratave me partner biznesi, si dhe ligjin uniform të zbatuar në shitjet ndërkombëtare. Lektori gjerman, Hatto Brenner, shpjegoi bazat dhe pjesët përbërëse të një kontrate me një partner të huaj, si dhe u angazhua për shtrirjen edhe më tej të bashkëpunimit me biznesin shqiptar për fushat e tregtisë ndërkombëtare. Pjesëmarrësit në këtë takim shprehën interesim për njohjen e procedurave në fushat e biznesit, pasi po vjen në rritje zgjerimi i bashkëpunimit me partnerë të huaj.