E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania në prag të recesionit?

Nga Express më 22 gusht 2011 në ora 12:19

Paniku në tregjet e aksioneve në mbarë botën për shkak të krizës së borxhit në zonën e euros dhe në SHBA, mund të ndikojnë tek koniunktura në Gjermani.

Librat e porosive të shumë kompanive gjermane janë të mbushura plot.

Impiantet e prodhimit punojnë me ngarkesë shumë të mirë, motori i eksportit punon, tregu i punës është duke u zhvilluar pozitivisht.

Prodhuesit e automobilave janë duke punuar deri në kufi të kapaciteteve, shumë konsumatorë duhet të presin me muaj për makinën e tyre të ëndrrave.

Prodhuesit e makinerive, që përkrah industrisë së automobilave, janë shtylla e dytë e ekonomisë gjermane, raportojnë shifra jashtëzakonisht të mira porosish. Në mënyrë të ngjashme edhe industria kimike. Edhe këtu gjithçka është mirë!

Por kur flet këto ditë me menaxherët dhe drejtuesit e kompanive gjermane, në lidhje me turbullirat e vazhdueshme të tregut, të krijohet ideja, se këto nuk kanë të bëjnë me njëra-tjetrën.

Megjithatë ato kanë të bëjnë me njëra-tjetrën. Sepse paniku në tregjet e aksioneve në mbarë botën ka arsye konkrete: Është kriza e borxhit në zonën e euros dhe në SHBA.

Përveç kësaj prej ekonomisë më e madhe në botë vijnë aktualisht sinjale ekonomike mjaft negative.

Megjithatë Joachim Fels, ekonomisti kryesor i Morgan Stanley, e vlerëson rrezikun e një recesioni në Gjermani me 25 për qind.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›