E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjika mbledh administratën në protestë

04/12/2009  Bashkia e Vlorës

Administrata e Bashkisë pas orarit zyrtar të punës ka zhvilluar një tubim përpara këtij institucioni në lidhje me vendimet e fundit të qeverisë. Fjalën e ka mbajtur kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili është shprehur se “presioni i vazhdueshëm që qeveria e Sali Berishës u bën bashkive tona vetëm e vetëm për shkak të përkatësisë opozitare të kryetarëve, duke shkelur Kushtetutën, Kartën Europiane të Autonomisë Vendore si dhe ligjet e Republikës së Shqipërisë, është arsyeja e këtij komunikimi të përbashkët publik”. Sipas Gjikës, qëllimi i tubimit nuk ishte për t’u thënë qytetarëve “se administrata e Bashkisë së Vlorës do të ofrojë më pak shërbime për ta në aspektin sasior dhe cilësor, apo për t’i bllokuar këto shërbime, por për t’u treguar se politikat e kësaj qeverie ndaj pushtetit vendor jo vetëm kanë cenuar rëndë ligjet e shtetit shqiptar, edhe pse qeveritarët e saj paguhen nga taksat e bashkëqytetarëve tanë për t’u shërbyer atyre përmes ligjeve, por në mënyrë të veçantë kanë cenuar rëndë edhe demokracinë tonë dhe normalitetin e funksionimit të shoqërisë dhe institucioneve shtetërore”. Gjika ka radhitur një sërë çështjesh që, sipas tij, kanë shkaktuar probleme mes bashkive dhe qeverisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›