E Shtunë, 31 Tetor 2026

Noka: Rama ka paguar miliona për të blerë votat

04/12/2009  Kuvendi i PD-së së Kukësit

Deputeti i Partisë Demokratike të qarkut të Kukësit, Flamur Noka, ka sulmuar ashpër kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama gjatë punimeve të kuvendit të degës së PD-së në këtë qark. Noka ka deklaruar se kryesocialisti “është njeri i çmendur dhe i kapur peng”. Ai tha se përmes shumave të mëdha Rama ka tentuar të blejë votën e qytetarëve të këtij qarku dhe në të gjithë vendin. “Jemi dëshmitarë se në qarkun tonë, në Tropojë, Kukës dhe Has, nga mafia e tij u paguan mbi 1 milion euro për të ndryshuar rezultatin e votimeve, për të ndryshuar votat e qytetarëve të qarkut tonë. Në nivel vendi ky njeri ka paguar 40 milionë euro për të blerë votat e shqiptarëve dhe për t’i dhënë fitoren vetes së tij”, - ka thënë Noka. Sipas tij, kryesocialisti kërkon të kthejë historinë e demokracisë mbrapa. “Ky njeri që kërkon të thyej rendin kushtetues, ky njeri që kërkon përmbysjen me dhunë, ky njeri që kërkon që rezultati t’i jepet në tavolinë ose të përmbysë gjithçka, ka probleme të rënda të çekuilibrit mendor”, - tha deputeti demokrat. Gjithashtu Noka ka thënë se Rama është njeriu që ka përdhosur kodin e shenjtë të familjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›