Gjykata e Lartë liron nga burgu bogidardin
03/12/2009 TIRANE- Lirohet nga burgu Irgen Selfo, personi që dyshohet se në ambientet e një lokali ka qëlluar me grushte gazetarin Mero Baze. Vendimi është marrë dje nga Gjykata e Lartë, në të cilën pak kohë më parë Selfo kishte apeluar dy vendimet e shkallës së parë dhe atë të Apelit. Ndaj tij, trupi gjykues dha masën e sigurisë detyrim paraqitje, duke rrëzuar në këtë mënyrë vendimin e Apelit, i cili pak javë më parë la në fuqi vendimin e gjykatës së Tiranës që kishte dhënë masën arrest me burg për Irgen Selfon. Ndërkohë ditën e djeshme biznesmeni i kompanisë “Taçi Oil” Rezart Taçi, është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës, ku përballë një oficeri të Policisë Gjyqësore, ka dhënë shpjegime lidhur me çështjen “Baze”. Pritet që në ditët në vazhdim çështja në ngarkim të Taçit dhe dy punonjësve të tij të dërgohet për shqyrtim në gjykatë.