E Diel, 1 Nëntor 2026

"Rama ka lidhje me deputetë të krimit të organizuar"

04/12/2009  Lefter Maliqi

Përfaqësuesi i qarkut të Beratit në Parlament, deputeti demokrat Lefter Maliqi, ka deklaruar dje se kreu i socialistëve, Edi Rama, nuk ka asnjë lidhje me të majtën shqiptare, por ka lidhje me deputetët e krimit të organizuar. “Ka lidhje me deputetët e krimit të organizuar, të cilët po i mban peng, duke filluar nga “Ylli polar i Tomorit” të Skraparit, që s’ka lidhje me politikën, por me kasafortën, lejet e ndërtimit dhe paratë e pista bashkë me zotin Rama; duke vazhduar me të voglin e Beratit, i xhepave të Beratit, i Kuqos, i dënuar nga shteti italian me 101 vjet; duke vazhduar me Daden e Bares, Gjinushin e Bares, Ruçin e trafiqeve të Jugut, të krimit të organizuar, të hekurit, për të cilët ka dijeni OSBE-ja dhe ambasada amerikane që në vitin 2002 me shkresë; duke vazhduar te Shalsi, i cili vazhdon të mbrojë gjethen e fikut të Ramës”, - tha dje Maliqi. Ai nënvizoi se personalisht rridhte nga e majta, por nga ajo pjesë e ndershme e saj. “Me 5 dajallarë socialistë me tesere të PS-së, ku mbi 3000 të majtë në Berat kanë votuar PD-në, kanë votuar Shqipërinë në NATO, Shqipërinë në Bashkimin Europian”, - tha deputeti Maliqi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›