E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykohet i lirë i akuzuari për dosjen “Hoxha”

03/12/2009  Gjykata e Lartë shuan masën e sigurimit për Ilir Kumbaron

TIRANË- Pas disa seancave të dështuara dhe pas kundërshtimeve për të rregulluar me ligj përfaqësimin e mbrojtësit ligjor, Ilir Kumbaro fiton të drejtën për t’u gjykuar në gjendje të lirë. Dje Gjykata e Lartë vendosi të shuaj masën e sigurimit me burg për Ilir Kumbaron, aktualisht i arrestuar në Britaninë e Madhe. Ilir Kumbaro pak kohë pas arrestimit iu drejtua gjykatës për të shuar masën e sigurimit, por në të gjitha shkallët një gjë e tillë iu refuzua. Shkaku i refuzimit ka qenë mbrojtja, e cila ishte e caktuar me prokurë nga familjarët dhe jo e firmosur nga ai vet. Pasi u kalua kjo procedurë, Kumbaro pasi të riatdhesohet do të jetë i lirë dhe do të gjykohet si të pandehurit tjerë Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi. Kumbaro akuzohet për rrëmbimin e Remzi Hoxhës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›