Gjimnazeve u hiqet profilizimi
Ndarja e gjimnazeve me profile, shoqëror dhe natyror ka rezultuar një sistem i dështuar, duke ndarë në mënyrë subjektive preferencat e nxënësve. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka në dorë një tjetër strategji e cila hedh poshtë e shpërbën sistemin e vjetër duke bërë ndryshime rrënjësore në sistemin parauniversitar.
Ndryshimet
Struktura e arsimit të përgjithshëm me ndarje të profilit shoqëror dhe natyror, do të shpërbëhet, sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, e cila ka përgatitur plan-veprimin, ku është vlerësuar se ndarja e profileve në arsimin e mesëm të përgjithshëm ka rezultuar joefikase, pasi ndan subjektivisht prirjet e nxënësve.
Pas tre brezash maturantësh të dalë prej këtij sistemi është arritur në konkluzionin se ndarja e profileve në arsimin e mesëm të përgjithshëm është joefikase, pasi ndan subjektivisht prirjet e nxënësve. "Struktura e tanishme e arsimit të mesëm të përgjithshëm është e ngushtë kundrejt larmisë së interesave të nxënësve, pasi i ndan ato në planin shoqëror dhe natyror, një fakt që krijon mospërputhje në mes të procesit të arsimimit të përgjithshëm dhe aktit të fundit të Maturës Shtetërore, që ofron një larmi më të madhe të interesave të nxënësve", - tha drejtori i Kurrikulës në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Ndriçim Mehmeti. Ai theksoi se struktura e re do të përmbajë kurrikulën bërthamë (e përbashkët) dhe atë opsionale (përzgjedhëse). "Kjo reformë sjell risinë e lëndëve opsionale, pasi vetë nxënësi do të ketë mundësinë e përzgjedhjes së lëndëve sipas interesave të tij", - tha ai. Ndërkaq edhe Matura Shtetërore do të përbëhet nga lëndët e provimeve bërthamë dhe lëndëve me zgjedhje, ku nxënësi jep provim dy lëndë opsionale.
Struktura e re
Kështu, struktura e re do të përmbajë kurrikulën bërthamë (e përbashkët) dhe atë opsionale (përzgjedhëse). Kurrikula bërthamë do të përbëhet nga lëndët për të cilat shteti i pretendon nga cilido që mbaron arsimin e mesëm profesional. Sipas draftit të përgatitur, lëndët do të jenë të njëjta për të gjithë nxënësit, pavarësisht standardeve që ata kanë arritur. Në këtë mënyrë, sipas këtij dikasteri, struktura e re e arsimit të përgjithshëm do të karakterizohet nga larmia kurrikulare dhe hapësira e gjerë vendimmarrëse e nxënësve. Ndryshimi i strategjive nga MASH-i ka sjellë konfuzion mes nxënësve. Duke aplikuar strategji të pastudiuara, ata marrin rrugën drejt dështimit, tre vjet pas zbatimit të tyre në sistemet shkollore. Ndërkohë që nxënësit mbesin në errësirë për atë se çfarë do të ndodhë në vitet e ardhshme. As ata vetë nuk e dinë nëse kur të mbarojnë sistemin 9-vjeçar dhe t’i drejtohen gjimnazit do të jene me sistemin e profilizimeve apo jo. Edhe ndarja e sistemit me profilizim, natyror dhe shoqëror, tanimë pas tre vjet implementimi shpallet e dështuar.