QSUT-ja fillon grumbullimin e barnave nga spitalet e rretheve
Prej ditës së djeshme ka filluar grumbullimi i barnave nga spitalet e rretheve. Kriza e medikamenteve që ka mbërthyer spitalet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do t’i jepet një zgjidhje emergjente deri sa të blihen medikamentet e reja. Kështu, drejtori i Qendrës Spitalore Universitare, Mati Pepa deklaroi dje se barnat mungojnë ende, ndërsa gjendja po vështirësohet më tej. "I kam propozuar Ministrisë së Shëndetësisë që të gjitha barnat e spitaleve nëpër rrethe të grumbullohen në QSUT, pasi këtu ka më shumë nevojë", - u shpreh Pepa. Drejtori i Qendrës njoftoi se do të ketë një takim me distributorët për t'u kërkuar ndihmë në barna, kryesisht antibiotikë. Dita e djeshme shënonte edhe shpalljen e tenderit për medikamentet, por sipas procedurave, kontratat lidhen në muajin gusht.
Si largohet lodhja kronike
Si mund të siguroni sasi shtesë të energjisë dhe të luftoni lodhjen kronike.
Kufizoni sasinë e kafeinës në orët e pasdites. Njerëzit tek ne, mesatarisht pinë 2 deri në 3 kafe në ditë, që do të thotë nga 200 deri në 300 miligramë kafeinë. Kjo sasi na mban të zgjuar dhe energjikë, ashtu që deri diku është e dëshirueshme. Por, nëse kafeina konsumohet në sasi më të mëdha dhe në cilëndo kohë, pasdite dhe në mbrëmje, kjo mund të reflektohet në cilësinë e gjumit dhe të shkaktojë lodhjen në ditën e ardhshme.
Dobësia fizike na bën të lodhshëm, por edhe dobësia emocionale. Ndjenjat negative si, vuajtja, mërzia, zemërimi, shqetësimi dhe stresi kronik, po ashtu mund të shprehen shumë keq në vitalitetin tuaj dhe t’ju dobësojnë. Në disa periudha, është normale t’i kesh këto ndjenja, pasi që janë pjesë e jetës. Por, nëse reagoni me mençuri, trupi luaj do ta ruajë energjinë.
Lajeni fytyrën me ujë ose bëni një dush kur të ndiheni të lodhur. Sipas një studimi, 55% të personave të hulumtuar kanë ndier rritje të nivelit të energjisë, kur kanë shfrytëzuar këtë terapi me “ujë”. Po ashtu, mund të keni edhe një spërkatje të vogël me ujë, me anë të së cilës do të freskoheni në lodhjet momentale.