Gjinushi: Berisha po bllokon zgjidhjen e krizës
Kreu i PSD-së
Aleati më i afërt i PS dhe njëkohësisht një ndër politikanët më të vjetër, Skënder Gjinushi, akuzon mazhorancën se po bllokon zgjidhjen e krizës, duke refuzuar propozimin tashmë të njohur nga ndërkombëtarët që parasheh transparencë përmes materialeve zgjedhore dhe hetim të fletëve të votimit nga Komisioni i Venecias. Sipas tij, qëllimisht nuk po njihet drafti i propozuar nga të huajt, për të krijuar një perceptim të gabuar se opozita po pengon zgjidhjen. Gjinushi thotë se duhet një zgjidhje politike ose në të kundërt, opozita nuk përjashton artikulimin e kërkesës për largimin e qeverisë. Socialdemokrati shton se Kryeministri Berisha po e fut vendin në një rreth vicioz ku kontrollin ta ketë vetëm ai.
#