E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër; Shembja e pallatit, 13 vjet burg për 4 të pandehur, dy të pafajshëm



Gjykata e Gjirokastrës i ka dhënë fund dje dosjes së shembjes së pallatit një vit më parë, duke dënuar përfundimisht katër nga 6 të pandehurit e këtij procesi. Togat e zeza dënuan përfundimisht me 6 vjet burg presidentin e firmës së ndërtimit të pallatit, për akuzën e “vrasjes nga pakujdesia” dhe “shkatërrimit të pronës”. Është dënuar gjithashtu edhe ish-sekretarja e KRRT-së në Bashkinë e Gjirokastrës, Afërdita Papamihali, për të cilën u vendos përfundimisht dënimi me 2 vjet e 6 muaj burg, si dhe 500 mijë lekë të reja gjobë për “shpërdorimin e detyrës” dhe “heqjen e të drejtës për funksione publike”. Të njëjtin dënim trupi gjykues ka vendosur dhe për Admir Shehajn, përgjegjës në Inspektoratin e Ndërtimit në Gjirokastër, si dhe inxhinierin Gjergji Meçe. Gjykata ka shpallur të pafajshëm dy inspektorët e ndërtimit në bashki, Petrit Maksuti dhe Leonard Mustafaji. Por, nuk kanë qenë aspak të kënaqur me këtë vendim të gjykatës familjarët e viktimave, të cilët i konsideruan si të padrejta.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›