Merr fund Semafori rozë për një grusht tutorësh e prostitute në Elbasan

Elbasan, 8 nëntor 21:39 NOA – Një vajzë bënte prej kohësh prostitutën por mbrëmjen e sotme po e kalon në paraburgimin e Elbasanit, në vend të trotuarit periferik, pasi u arrestua në kushtet e flagrancës.
Bashkë me të, ranë në pranga një burrë në moshë të thyer dhe një djalë i ri, që policia i identifikoi si tutorë të vajzës, bën të ditur korrespo0ndenti i agjencisë së lajmeve NOA në qarkun Elbasan.
Operacioni i koduar policor “Semafori rozë” u zhvillua sot pasdite vonë në periferi të qytetit të Elbasanit.
Dashurije Mustafaj, 24 vjeçe, është arrestuar për akuzën e ushtrimit të prostitucionit.
Bashkë me të ranë në pranga dhe Agron Zaçe si dhe Denis Zaçe, 51 vjeç dhe 22 vjeçar të cilët akuzohen përkatësisht për shfrytëzim prostitucioni dhe mos kallëzim krimi.
Dy të dyshuarit, lindur në Berat dhe banues në Elbasan, prostituonin vajzën 24-vjeçare kuksiane që vendbanimin e kishte vitet e fundit në Lushnjë.
Nga hetimet që kishte bërë policia, u mësua se 51-vjeçari e shfrytëzonte të renë si prostitutë, duke e “atashuar” në lokalin e tij në vendin e quajtur pranë ish-NSHU-së së qytetit dhe në ndihmë sigurisht që i vinte dhe djali 22-vjeçar, Denis Zaçe.
a.k/NOA