Rama-ish ushtarakëve: PS do të bëjë më shumë për FA

Kryetari i PS, Edi Rama i shoqëruar nga Arben Malaj, Ilir Beqja e Ylli Manjani ka zhvilluar një takim me ish-ushtarakët. Duke iu drejtuar ish-ushtarakëve, Rama u shpreh se beteja juaj me qeverinë aktuale është një nga provat më domethënëse se si kjo qeveri e ky kryeministër, i cili i mori votat e shqiptarëve, ndër të tjera dhe si njeriu që premtoi zbatimin pa kompromis të cdo ligji, shkeli hapur ligjet e shtetit dhe vetë vullnetin e Gjykatës Kushtetuese. Ai deklaroi para tyre se premtimet e Sali Berishës për shtetin ligjor janë gënjeshtra.
Gjithashtu, Rama tha se premtimet e Sali Berishës për të bërë ligje të mira e të drejta e për të zbatuar çdo ligj janë hipokrite. Duke iu drejtuar ish-ushtarakëve, kryesocialisti Rama u shpreh se sa i dëmshëm do të ishte jo vetëm për ju, por dhe për të tjerë e të tjerë, mandatimi i Sali Berishës për të vazhduar trajektoren e keqqeverisjes së 18 vjetëve që në këto 4 vjet ka arritur ekstremin e vet. Kryesocialisti Rama iu premtoi ish-ushtarakëve se konsultimi me shoqatën e tyre dhe mbajtja e një dialogu të hapur, ashtu si deri më sot në opozitë e dhe nesër në qeverisjen e vendit, do të jetë pjesë e qeverisjes së vendit dhe pjesë e mekanizmave që do të ndërtojnë për të forcuar bazën e qeverisë sonë. Rama tha se tashmë është koha që Sali Berisha tju tregojë familjeve të viktimave, të vërtetën që lidh atë vetë dhe njerëzit e tij më të afërt me masakrën e Gërdecit. Shqipëria duhet të dëgjojë këtë të vërtetë nga goja e njeriut që 4 vjet më parë u votua për të qeverisur me duar të pastra. E, ky njeri, Sali Berisha, nuk mund të përdorë çarçafët e vjetër të shpifjeve ndaj Bashkisë së Tiranës, për të mbuluar trupin e korruptuar të qeverisë së Gërdecit, u shpreh Rama. Kryesocialisti Rama deklaroi se PS me fitoren e 28 Qershorit, do të ndërmarrë të gjitha hapat që i duhet këtij vendi duke filluar nga hapi i madh, kurajoz, por i domosdoshëm i ndërtimit të një marrëdhënie dinjitoze mes qytetarit e shtetit, mes njerëzve që votojnë dhe njerëzve që votohen, mes të qeverisurve dhe atyre që qeverisin. Ai është shprehur në emër të PS se për FA duhet bërë sot ende më shumë. Rama tha se FA ka nevojë për një sërë ndërhyrjesh të domosdoshme në tërë sistemin e sigurisë tonë kombëtare. Sipas tij, këto ndërhyrje janë të parashikuara në programin qeverisës të PS, konform objektivit madhor për të arritur të gjitha standardet dhe për ti dhënë formën më të plotë një FA të angazhuar drejtpërdrejt, krah për krah me fuqinë e madhe ushtarake të botës demokratike në mbrojtje të vlerave dhe të parimeve dhe të lirisë dhe demokracisë.
Last Updated on Thursday, 16 April 2009 01:37
Last Updated on Thursday, 16 April 2009 01:37