Pastrimi i parave, Strazimiri flet në konferencë
31/03/2009 Takimi i ministrave në Beograd
TIRANE – Zv/ministri i Brendshëm Gent Strazimiri ka marrë pjesë në konferencën e 7 të ministrave Brendshëm evropianë që zhvillohet në Beograd të Serbisë. Tema e këtij takimi ka qenë lufta kundër krimit ekonomiko-financiar si dhe mënyrat për parandalimin e pastrimit të parave nga eksponentët e organizatave kriminale. Në fjalën e tij zv/ministri i Brendshëm Strazimiri theksoi se Shqipëria ka marrë një sërë masash parandaluese të këtij fenomeni. Strazimiri vuri në dukje se nga autoritetet ligjzbatuese të vendit janë goditur dhjetëra grupe kriminale, të cilët nga produktet e veprës penale të kryer, ndërtonin biznese ndërtimi apo objekte të tjera. Gjatë fjalës së tij në konferencën e 7 të ministrave të Brendshëm evropianë, Strazimiri ka përmendur një sërë pasurish të sekuestruara dhe konfiskuara nga policia dhe Prokuroria shqiptare. Sipas tij, këto pasuri i përkasin natyrave të ndryshme si: hotele, makina, apartamente, garazhe, troje dhe pasuri të tjera që dyshohet se janë vënë në mënyrë të padrejtë nga pronarët e tyre. Ndërkohë që në fond të takimit mësohet se nga të pranishmit u nënshkrua edhe një deklaratë e përbashkët e vendeve të rajonit ku theksohet vullneti i përbashkët për të vazhduar luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit ekonomik.