Gjykata e Lartë; Muzeu i Shkencave të Natyrës u rikthehet ish-pronarëve
Muzeu i Shkencave të Natyrës u kthehet ish-pronarëve. Vendimi është marrë dje nga Gjykata e Lartë, duke hedhur poshtë kërkesën e pedagogëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, të cilët kërkuan dhënien e statusit “Objekt i rëndësisë së veçantë” për Muzeun e Shkencave, duke iu dhënë të drejtën ish-pronarëve të kësaj godine. Palë në këtë konflikt civil ishin shteti dhe ish-pronarët. Duke u dhënë të drejtë ish-pronarëve të tokës ku është ndërtuar muzeu, konkretisht familjes Zagolli, gjykata vendosi që shteti t’u paguajë qiranë nga viti 2001 deri më sot ish-pronarëve. Tre ditë më parë, studentë dhe pedagogë te Fakultetit të Shkencave protestuan para Gjykatës se Lartë, duke kërkuar mbrojtjen e Muzeut të Shkencave me statusin e një objekti të rëndësisë së veçantë. Muzeu, i cili është i rrallë në rajonin tonë, llogarit një shumëllojshmëri speciesh të kapura në territorin shqiptar. Godina ku sot ndodhet muzeu, që nga ndërtimi i saj ka pasur funksione të ndryshme. Në kohën e Mbretit Zog ajo ka shërbyer si konvikt, ndërsa pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia ajo ka shërbyer për riparimin e motorëve të avionëve. Në vitin 1948, ndërtesa u kthye në Muze të Shkencave të Natyrës. Në vitet e para të krijimit të tij, muzeu ishte në varësi të Institutit të Shkencave dhe nga viti 1957 ai kaloi në varësi të Fakultetit të Shkencave Natyrore. Në vitin 1969, muzeu u riorganizua në tre sektorë: sektori i zoologjisë, sektori i botanikës dhe sektori i gjeologjisë. Në muze ka mjaft tipe të veçanta nga bota e kafshëve të Shqipërisë, atje ndodhet i ekspozuar një koleksion nga fauna ekzotike, gjithashtu ka eksponatë të drurëve e shkurreve kryesore, si dhe herbar të bimëve industriale. Ndër speciet e rralla është skeleti i një balenë oqeanike, një pelikan i tipit “Kaçurrel”, një breshkë rreth 3 kuintalë dhe një shqiponjë grabitqare, që në kthetrat e saj mund të mbajë një qengj.
Protesta
Tri ditë më parë, para godinës së Gjykatës së Lartë kanë protestuar studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Shkencave. Apeli i tyre për gjyqtarët ishte: “Të mbrohet muzeu me statusin e objektit të rëndësisë së veçantë”. Studentë e pedagogë u shprehën se “kemi dalë në këtë protestë për t'u thënë gjyqtarëve dhe personave që zbatojnë ligjet, që ky muze nuk duhet të shkatërrohet, pasi vlerat e tij janë të papërsëritshme. Ky muze është një institucion publik kombëtar, që pajis me njohuri breza të tërë nxënësish e studentësh, të cilët njihen aty me pasurinë e vendit të tyre. Çdo specie është dëshmi e pasurisë së vendit tonë dhe mundit të shkencëtarëve shqiptarë për gjetjen dhe ruajtjen e saj.
Gjendja e muzeut
Sipas pedagogëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ndërtesa është tejet e amortizuar. Salla në katin e parë, ku në një tryezë të copëtuar qëndron skeleti i stërmadh i një balenë, mund të rrëzohet nga çasti në çast. Disa trarë të vendosur mbajnë në këmbë tavanin, por kjo nuk pengon shiun të futet sa herë që bie jashtë. Pak më mirë, sipas tyre, paraqitet gjendja në katin e dytë, ku janë ekspozuar shpendë të llojeve të ndryshëm, që nga pelikanët, shqiponja, lejlekë e më tej, peshq të gjithfarëllojshëm, breshka, gjarpërinj e specie pa fund.