E Diel, 1 Nëntor 2026

Raport-kontrolli; Evazioni fiskal, gjobitet mbi 19 milionë lekë të reja Arjan Ndoja



Arjan Ndoja tashmë do të duhet t’i paguajë shtetit mbi 19 milionë lekë të reja, nën akuzën e “evazionit fiskal”. Kjo shumë mësohet të ketë dalë pas verifikimeve të bëra në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, nga ku ka rezultuar se për shumën e 750 mijë eurove të deklaruara nga Ndoja, si të fituara në profesionin e avokatit, nuk justifikoheshin me dokumente ligjore. Tashmë, prokurori Ndoja, për të cilin ILDKP kishte kërkuar nga DPT verifikim të dokumentacionit për këtë shtetas për akuzën e evazionit fiskal, do t’i duhet të derdhë në llogarinë e shtetit mbi 19 milionë lekë të reja. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka hartuar një raport-kontrolli, në bazë të të cilit rezulton se Arjan Ndoja (prokuror në Durrës, ish-prokuror rrethi), në kohën kur ka qenë avokat ka bërë evazion fiskal dhe për këtë shkak, është gjobitur me vlerën 19.489.025 lekë (mbi 19 milionë lekë të reja). Sipas burimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, për shtetasin Arjan Ndoja, para disa muajsh ILDKP bëri kallëzim penal për “fshehje pasurie dhe deklarim të rremë”, pasi pasuria e tij në total rreth 750 mijë euro nuk justifikohej me dokumente ligjore. Ndoja shpjegoi së pasurinë e ka krijuar nga puna si avokat gjatë viteve 2004-2008, por deri në shtator 2007 nuk ka qenë i regjistruar. Referuar të njëjtave burime, nga këto informacione (mosregjistrim), ILDKP e kaloi çështjen, përveçse në Prokurori, edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, si rast “evazioni fiskal” (bazuar në nenin 32 të ligjit nr.9049, dt.10.4.2003 “Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të Detyrimeve Financiare të të Zgjedhurve dhe të disa Nëpunësve Publikë", në bazë të të cilit: "Kur pasuritë e fituara gjykohen se janë rrjedhojë e fshehjes së detyrimeve fiskale, Inspektori i Përgjithshëm njofton organet tatimore". “Pas kontrollit që ka bërë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, rezulton se Ndoja ka kryer evazion fiskal dhe për këtë arsye i detyrohet shtetit me shumën e mbi 19 milionë lekëve të reja”, - përfundojnë burimet nga kjo drejtori.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›