Ministri Basha lidh marrëveshje me EUROPL-in
03/12/2009 Qëllimi për shkëmbimin e informacionit me policitë e BE-së
Wainwright: Duhet më tepër luftë ndaj krimit të organizuar
TIRANE- Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha dhe Drejtori i Përgjithshëm i EUROPOL-it, Rob Wainwright nënshkruan në qytetin e Hagës, marrëveshjen për bashkëpunim strategjik mes Shqipërisë dhe EUROPOL-it. Kjo marrëveshje synon të forcojë komunikimin dhe shkëmbimin e informacionit mbi veprimtaritë kriminale mes zyrës së EUROPOL-it dhe autoriteteve policore shqiptare. Gjithashtu marrëveshja përcakton edhe mënyrat e format e bashkëpunimit për realizimin e operacioneve të përbashkëta, kryesisht ato ndërkufitare në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar. Basha tha se Shqipëria është e vendosur në politikën e saj me tolerancë zero në luftën ndaj krimit të organizuar, e vendosur që atë arritje që ka sot në Ballkanin Perëndimor, si vendi me klimën më armiqësore ndaj krimit të organizuar, ta mbajë e ta çojë më tej, duke siguruar një ambient të sigurt për qytetarët shqiptarë, qytetarët e rajonit dhe për qytetarët evropianë, pra të eksportojë siguri drejt vendeve të BE-së. “Arritja e kësaj marrëveshjeje është shenjë e besimit jo vetëm tek vullneti, por edhe tek kapacitetet e Shqipërisë për të punuar së bashku me autoritetet evropiane në luftën kundër krimit të organizuar, në këtë kuadër edhe një dëshmi më shumë për Këshillin e Ministrave të Brendshëm të BE, për sa i përket vendimit për heqjen së shpejti të vizave për qytetarët shqiptarë”,-deklaroi Basha. Ndërkohë drejtori i përgjithshëm i EUROPOL-it, Rob Wainwright, shprehu angazhimin për forcimin e bashkëpunimit midis EUROPOL-it dhe autoriteteve shqiptare për luftë kundër krimit të organizuar dhe vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria dhe rolin e saj udhëheqës në luftën kundër të gjitha veprimtarive kriminale. Gjatë qëndrimit në Hagë, ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, pati një drekë pune me ministrin e Çështjeve Evropiane të Holandës, Frans Timmermans, ku ky i fundit e garantoi se Holanda do mbështesë Shqipërinë për liberalizimin e vizave me vendet e tjera të Bashkimit Evropian.