Policia vë në pranga dy të rinj
02/04/2009 Pohuan se e kishin për përdorim vetjak
Heroina që shpërndahej në Tiranë
TIRANE- Përgjatë orëve të vona të djeshme specialistët e seksionit kundër drogës, kryen arrestimin në flagrancë të dy shtetasve Edison Çaushllari, 18 vjeç, banues në Tiranë dhe Erando Mersini, 20 vjeç, banues në Tiranë. Burime policore thanë se këta shtetas, u kapën në afërsi të rrugës “Bardhok Biba”, ku pas një kontrolli fizik të ushtruar ju gjetën një sasi prej 5.2 gr lëndë e dyshuar narkotike. Pas këtij konstatimi menjëherë uniformat blu kryen sekuestrimin në cilësinë e provës materiale sasinë prej 5.2 gr lëndë e dyshuar narkotike dhe një aparat celularë Nokia. Nga deklarimet që dhanë në polici mësohet se të rinjtë kanë pohuar se drogën e kishin për përdorim vetjak. Por kjo gjë nuk i bindi specialistët e antidrogës, të cilët materialet e përpiluara në ngarkim të tyre ia kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” në bashkëpunim.