E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykatë; Mungon Jaho Mulosmani, shtyhet seanca e parë



Shtyhet seanca e parë e rigjykimit të të pandehurit Jaho Mulosmani, pasi mungonte i akuzuari. Në sallën e gjyqit ishte i pranishëm vetëm avokati mbrojtës. Ky i pandehur akuzohet për vrasje të dyfishtë në Tropojë dhe do rigjykohet nga një trup gjykuese që kryesohet nga gjyqtari Petrit Çomo. Aktualisht Mulosmani ndodhet në burg, pasi është dënuar me burg përjetë për vrasjen e deputetit Azem Hajdari, më 12 shtator të vitit 1998 në Tiranë. Vendimi për rigjykimin e çështjes ndaj Mulosmanit u mor pak kohë më parë nga Gjykata e Lartë, e cila konstatoi parregullsi në shqyrtimin e saj në shkallët më të ulëta të gjyqësorit. Gjykata e Shkallës së Parë dhe më pas ajo e Apelit e kishin shpallur fajtor dhe dënuar me burg përjetë Jaho Mulosmanin për vrasjen me armë zjarri të shtetasve Bislim Hyka dhe Isuf Bashkurti në vitin 1999, në qendër të Bajram-Currit. Sipas të dhënave hetimore, ngjarja e rëndë kishte për motive hakmarrjen.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›