E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykatë; Zhdukja e Remzi Hoxhës, 5 dëshmitarët deklarojnë se s’dinë gjë



Në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka vijuar dje pyetja e ish-punonjëseve të SHIK-ut përgjatë viteve 1992-1996, për të hedhur dritë mbi rrëmbimin e trefishtë me pasojë zhdukjen e Remzi Hoxhës. Pesë prej tyre, mes të cilëve edhe ish-kryetari i SHIK-ut të Lezhës, apo edhe personi që arkivonte dokumentet në SHIK, janë paraqitur në gjykatë, duke iu përgjigjur jo vetëm prokurorit, por edhe pyetjeve të gjykatësve. Por, e përbashkëta e gjithë dëshmive ka qenë fakti që asnjëri prej tyre nuk kishte dijeni rreth ngjarjes. “Nuk dimë gjë”, - ishte refreni i përbashkët i të pestëve gjatë seancës. Gjatë seancës, me gjithë insistimin e prokurorit Hana për të mësuar prej Aleks Hasanit, ish-drejtues i SHIK-ut në Lezhë, se si funksiononte dega e Vainit, dëshmitari tha se nuk dinte gjë, pasi sipas tij, kjo bazë e shërbimit sekret nuk varej prej tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›