Gjyqi i Hoxhës,dëshmon Fatos Klosi

Ish-shefi i Shërbimit Informative Kombëtar, Fatos Klosi është paraqitur në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku ka dëshmuar për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas. Klosi ka kërkuar që dëshmia e tij, të bëhej me dyer të mbyllura, kërkesë e cila është pranuar nga trupi gjykues. Sipas burimeve ish-shefi i SHIK-ut gjatë dëshmise së tij është shprehur se hera e parë që ka mesuar për zhdukjen e Remzi Hoxhës , ka qënë kur familjarët e Hoxhës ,kanë bërë kallzimin për zhdukjen e tij. Klosi është shprehur pasi është vënë në dijeni nga familjarët e Hoxhës për zhdukjen e tij,ka ngritur një ekip pune me ekspertët më të mirë për të hedhur dritë mbi zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas. Por nga grupi që ishte ngritur për të hetuar rreth zhdukjes së hoxhes ,nuk është gjetur asnjë detaj që mund të inkriminonin ndonjë person. Për ngjarjen e 21 tetorit të 1995-ës,e cila ka ndodhur rreth 14-të vite më parë akuzohen tre ish SHIK-as, Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro dhe Avni Koldashi. Veç zhdukjes së biznesmenit shqiptaro-maqedonas, mbi supet e tre ish-shikasve, Sefgjini, Koldashi dhe Kumbaro, rëndojnë dhe akuzat e rrëmbimit dhe torturimit të Ziso Kristopullit dhe Avdyl Loshajt. Referuar burimeve në gjykatë, është mësuar se ish -shefi i SHIK-ut, Fatos Klosi është shprehur se "Në atë kohë kam informuar kryeministrin në lidhje me ngjarjen pasi kjo ishte pjesë e procedures së punës".