E Diel, 1 Nëntor 2026

Goditen dy grupe të vjedhjes së biznesneve e veturave

Policia vë nën akuzë 14 persona të ndryshëm, ndaj të cilëve pretendohet se janë siguruar prova që i implikojnë ata në krime


Për vjedhje automjesh blutë kanë arrestuar 5 persona, ndërsa mbetet ende shqetësim vjedhja e banesave


TIRANE- Dy grupe të ndryshme kriminale të angazhuar në vjedhjen e bizneseve dhe të autoveturave janë goditur dje nga Policia e kryeqytetit, në bashkëpunim me atë të Durrësit, duke vënë nën akuzë së paku 14 persona të dyshuar si persona me tendencë krimet ndaj pronës. Lajmi është bërë i ditur dje zyrtarisht nga Policia e Tiranës, e cila pohoi se............................ edhe goditjen e dy grupeve të angazhuara në vjedhje të ndryshme.


Ky fenomen sipas burimeve të policisë së kryeqytetit ishte bërë shqetësues në Tiranë, e në shumë raste në vjedhjet e banesave që duket se janë kthyer në gangrenë për familjet e dëmtuara dhe për blutë.


Kështu dy netë më................................. blutë ndaluan pesë persona të dyshuar si të përfshirë në një rrjet të vjedhjes e çmontimit të automjeteve, të cilat vidheshin në Tiranë e më pas çmontoheshin në Laç ose në Korçë, në dy servise të ndryshme në këto qytete.


Gazmir Ngota, 26 vjeç, banues në Babrru, Sajmir Rexhepi, 20 vjeç, nga Laçi, Aleksandër Frroku, 16 vjeç, nga Tirana, Kristian Seferi, 16 vjeç, banues në Allias Tiranë, Agron Aliaj 17 vjeç, banues në Allias Tiranë, janë arrestuar nga policia e komisariatit nr.4, për vjedhje të së paku tetë automjeteve të markës "Mercedez- Benz", të cilat më pas shiteshin për pjesë këmbimi.


Ndërkaq, policia i ka ngritur akuzë për të njëjtën veprimtari edhe vëllait të Aleksandër Frrokut, Liridon Frrokut, 19 vjeç, i arrestuar një javë më parë për të vuajtur dënimin për gjobëvënie të djalit të një tregtari.


Ndërkaq, policia ka shpallur në kërkim edhe katër persona të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë të këtij grupi kriminal. Mjetet pasi vidheshin në Tiranë, dërgoheshin në drejtim të Korçës për ato automjete që kishin targat e kësaj zone, ndërsa në drejtim të Laçit, ato mjete që kishin targat e Veriut.


Hetimi i tyre ka zgjatur disa javë, ndërsa zbulimi i plotë ka ndodhur disa ditë më parë në qytetin e Laçit, kur Sajmir Rexhepi nga ky qytet, është përplasur me një mjet të vjedhur ndërsa më pas e ka braktisur atë. Pas gjetjes së tij, policia ka zbuluar të gjitha lidhjet e grupit nëpërmjet burimeve të informacionit të policisë.


Pas gjetjes së dy bashkëpunëtorëve, policia ka zbuluar lidhjet e tyre duke shpallur në kërkim të gjithë të dyshuarit, me akuzën e vjedhjes së automjeteve në bashkëpunim.


Ndërkaq, po në të njëjtën kohë, oficerët e hetimit të krimeve kundër pronës në komisariatin nr.3, kanë arrestuar Mario Kapedanin, 26 vjeç, si dhe iu kanë ngritur akuzën edhe Viktor Tutulanit, 50 vjeç e Shefik Hasanajt, 30 vjeç, për vjedhje me thyerje të pronës private dhe shtetërore.


Në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës të tre këta persona kanë vjedhur............................... se kanë vjedhur në masë së paku rreth 30 televizorë plazma, në lokale dhe dyqane të ndryshme, biznese duaralumini, ndërsa në rrugën e Durrësit, kanë tentuar të grabisin me armë një agjenci të këmbimit valutor dhe argjendari.


Për të njëjtën tendencë kriminale, policia e komisariatit nr.1, ka arrestuar Eugen Arapin, 20 vjeç, nga Mirdita banues në Tiranë. Ai dyshohet se ka vjedhur disa banesa në Tiranë dhe është dënuar nga Gjykata e Kavajës po për të njëjtën vepër penale.


Vjedhjet e grupit të automjeteve
Më 13 shtator 2009, në rrugën "Sadik Petrela", dyshohet se kanë vjedhur mjetin Mercedes Benz TR 3360 A
Më 26 tetor 2009, në QSUT, dyshohet se kanë vjedhjur automjetin "Mercedez Benz", me targa Tr. 3347 Më 27 tetor 2009, në QSUT dyshohet se vjedhjur veturën me targa TR 0559 F
Me 28 tetor 2009, në rrugën "Njazi Meka", dyshohet se kanë vjedhur mjetin me targa TR 7982 H,
Me 27 tetor 2009, në rrugën "Ali Baushi", dyshohet kanë vjedhjur automjetin me targa TR 7743 F
Më 24 tetor 2009, në afërsi të Unazës së re, dyshohet se kanë vjedhur automjetin me targa TR 4412 I


Më 18 tetor 2009, në afërsi të stacionit të trenit, dyshohet se kanë vjedhur automjetin me targa KO 4228 A Me 4 nëntor 2009, në rrugën "Njazi Meka", dyshohet se kanë vjedhur automjetin me targa TR 1621 H

3. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë, u finalizua me sukses operacioni i koduar "Agjensia", duke bërë të mundur ndalimin e shtetasit Mario Sami Kapedani, 26 - vjeç, banues në Durrës.


Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim edhe me shtetasit tashmë të arrestuar Viktor Llazar Tutulani 50 - vjeç dhe Shefik Rakip Hasanaj, 30 - vjeç, të dënuar më parë për vjedhje, kanë realizuar një sërë vjedhjesh të ndodhura në Tiranë dhe qytetin e Durrësit. U mundësua dokumentimi i ligjor i vjedhjeve të mëposhtme :


Më datë 04 nentor 2009, dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë tentuar të vjedhin një argjëndari në Rrugën e Durrësit, në afërsi të Ministrisë së Mjedisit, në pronësi të një shtetasi.


Më datë 17 qershor 2009 , dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohet se kanë vjedhur në magazinën e firmës së tregtimit të pajisjeve elektroshtëpiake "J&B" rreth 17 copë televizora plazmo, të madhësive dhe markave të ndryshme.


Grupi i vjedhjes së dyqaneve
Mario Sami Kapedani, 26 vjeç
Viktor Tutulani 50 vjeç
Shefik Rakip Hasanaj 30 - vjeç
Vjedhjet e për të cilat dyshohen
Më datë 17 qershor 2009, dyshohet kanë vjedhur në magazinat e një firme rreth 17 televizorë plazma, të madhësive e markave të ndryshme
Më 3 gusht 2009, në Tiranë, dyshohet se kanë vjedhur një dyqan disa vegla pune
Më 8 tetor 2009, dyshohet se së bashku, kanë vjedhur me thyerje agjencinë e shitjes së biletave Alxhega
Më 8 tetor 2009 në Durrës dyshohet se kanë vjedhur në një lokal një televizor plazma dhe një sasi parash
Më 10 tetor 2009, në Durrës dyshohet se kanë tentuar të vjedhin agjencinë shtetërore "Taulantia"
Më 10 tetor 2009 në Durrës dyshohet se në bashkëpunim, kanë vjedhur me thyerje agjencinë "Stefi"
Më 11 tetor 2009, në Durrës dyshohet se kanë vjedhur një sasi shufrash duralumini rreth 700 kg, e disa vegla pune
Më 13 tetor 2009 në Durres kanë vjedhur me thyerje agjencinë turistike "Gersa"
Më 15 tetor 2009 në Durrës, dyshohen se së bashku kanë vjedhur me thyerje agjencinë e biletave "Fertours"
Më 17 tetor 2009 në Durrës në një lokal, dyshohet se kane vjedhur tre televizorë plazmo
Më 17 tetor 2009, në Durrës dyshohet se kanë vjedhur 3 televizorë plazma
Më 20 tetor 2009, dyshohet se në Xhafzotaj kanë vjedhur zyrat e një firme duke marrë një televizor plazma
Më 4 nëntor 2009, dyshohet kanë tentuar të vjedhin një argjëndari në Rrugën e Durrësit

Eugen Arapi

Dyshohet se është autor i së paku katër vjedhjeve të ndodhura në Tiranë, gjatë kohëve të fundit ndërsa është shpallur fajtor në Gjykatën e Kavajës për vjedhje

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›