E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet arka e bingos dhe 4 qengja

14/07/2009  Elbasan, shënohen 2 vjedhje

ELBASAN-Vjedhjet vazhdojnë të jenë krimi më i zakonshëm në qarkun e Elbasanit. Kështu një natë më parë një lokal “Lojërash Fati” ka rënë pre e vjedhësve. Ngjarja është regjistruar në qytetin e Peqinit ku është thyer dera e pasme lokalit në pronësi të shtetasit Florenc Hasbajrami. Autorët mësohet se kanë thyer me mjete të forta kasën e parave dhe nga aty kanë marrë paratë e xhiros me vlerë rreth 25 mijë lekë të reja. Ende nuk ka të dhëna për autorët. Ndërkohë në Elbasan efektivat blu kanë vënë në pranga një 47-vjeçar, pasi ky i fundit akuzohet se i ka vjedhur një shtetaseje 4 qengja në kasollen e ndodhur afër oborrit të shtëpisë. Haki O. me banim në lagjen “Hekurudha” është vënë në pranga, pasi akuzohet se një natë më parë ka hyrë në oborrin e shtetases 60-vjeçare Polikseni B., duke i marrë nga kasollja bagëtitë. Menjëherë pas denoncimit të gruas policia ka mbërritur tek emri i autorit duke bërë edhe arrestimin në flagrancë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›