Vetëvaret në dhomën e gjumit 62-vjeçari
14/07/2009 Familja, në gjendje të rëndë ekonomike
DURRES- Është gjetur në shtëpi i varur shtetasi Mefail T. 62-vjeçar nga Durrësi. Babai i 6 fëmijëve duket se e ka marrë vendimin disa orë para se familjarët ta gjenin të varur me litar në grykë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në lagjen periferike të qytetit, në Shkozet të Durrësit në një apartament njëkatësh. Babai i varur në litarë është parë nga njëri prej djemve të tij, i cili ka lëshuar edhe alarmin. Pamja e prindit të varur në dhomën e gjumit e ka shokuar atë dhe britmat kanë shtyrë lagjen të mësojë se çfarë ka ndodhur tek komshiu. Shtëpia e viktimës është ngjitur me rrugën NISH Tulla- Shën Vlash, në të majtë të saj, vetëm disa metër pa shkuar tek mbikalimi i autostradës. Policia ka dërguar grupin e hetimit dhe në deklarimin e saj për shtyp është shprehur se viktima Mefail Tarku është vetëvarur. 62-vjeçari ka të mundur që të ketë vendosur për këtë krim ndaj vetes së tij natën, ndërsa është gjetur nga djemtë e shtëpisë rreth orës 10.20. Tarku nuk ka dalë nga dhoma e gjumit dhe kjo ka vënë në merak njërin nga djemtë që ka qenë asokohe në shtëpi. Në kohën që ka hapur derën e dhomës së fjetjes të të atit ka parë se Tarku kishte varur kokën në litarin që i kishte zënë fytin. Sipas policisë, rasti në fjalë është vetëvarje dhe se pas dëshmive të mbledhura dhe verifikimit rezulton se krimi është shkaktuar si pasojë e gjendjes së vështirë ekonomike të kësaj familjeje. Shtëpia jetonte vetëm të lekët që merrte Mefail Tarku, i cili ishte në pension, ndërsa asnjë tjetër në këtë familje nuk ishte në marrëdhënie pune. Trupi i viktimës është dërguar në morg për autopsi dhe këqyrje nga mjekët e ekspertizës ligjore, të cilët duhet të lëshojnë edhe certifikatën si dhe skedën e vdekjes. Vetëvarja dhe vetëhelmimet në qarkun e Durrësit janë shndërruar në fenomene të zakonshme. Rënia në depresion për shkak të papunësisë apo problemeve të tjera ka shtyrë drejt krimit disa shtetas. R. Koç nënë e 3 fëmijëve vendos të pi helm dhe vdes në spital. I njëjti fat për shtetasin B.Molla, i cili pasi nuk kishte para të kuronte gruan që i vuante nga zemra, varet në lokalin ku punonte si marangoz. Tragjike ka qenë edhe jeta e I.Rushitit invalid i papunë që hidhet nga ballkoni i ndërtesës dhe vdes në trotuar. Për shkak të vështirësive ekonomike i ka dhënë fund jetës edhe shtetasi Xh.Vata duke u vetëhelmuar, kurse S. Rexhepi vetëvritet. Të gjitha këto krime si dhe të tjera me pasojë vdekjen apo edhe prekjen e pragut të vdekjes janë pasojë të gjendjeve depresive të shtuara së tepërmi ndër familje të papuna apo në krizë.