Krimi në Allias, shënohet viktima e katërt
14/07/2009 Vdes në spital Nadire Gjoni
TIRANE- Për gati një javë duke luftuar me vdekjen, dje e mbijetuara e vetme e masakrës së ndodhur në familjen Gjoni, ka nderuar jetë në spitalin “Nënë Tereza”. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë urgjencës së këtij spitali, të cilat thanë se 65-vjeçarja Nadire Gjoni pasditen e djeshme ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga dy plumbat, e pistoletës tip “TT”. Me gjithë përpjekjet e bëra nga një ekip mjekësh, 65-vjeçarja qëndroi vazhdimisht në koma dhe në orën 19:50, e mbijetuara e vetme u nda nga jeta, duke u bërë kështu viktima e katërt e krimit të ndodhur pak ditë më parë në zonën e Alliasit. Ekzekutimi i saj ka ndodhur më 3 korrik, ku rreth orës 12:30 në rrugën “Selaudin Zorba”, në Tiranë dhe kishte për autor të vetëm, 40-vjeçarin Petrit Zaimi. Atë mesditë, Zaimi ka shkuar në banesën e prindërve të bashkëshortes së tij, përkatësisht Azbi Gjoni 79 vjeç dhe Nadire Gjoni, 65 vjeç. Shërbimet e policisë së Tiranës duke hetuar për masakrën, thanë se motiv i këtij krimi, ishte divorci i autorit nga bashkëshortja, i cili në momente depresioni ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë në drejtim të Azbi dhe Nadire Gjonit. Nga ndërtimi i dinamikës së ngjarjes, rezultoi se autori Petrit Zaimi, nga pakujdesia ka qëlluar edhe djalin e tij, 16-vjeçarin Klevis Zaimi, i cili ndodhej prezent në momentin e ngjarjes. Më pas ai ka qëlluar edhe veten.