E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Libertas”: Shpëtoni makinat nga përmbytja



Gazeta “Libertas” shkruante dje në faqen e internetit “Facebook” një thirrje për qytetarët që të nxjerrin makinat nga garazhet për shkak të përmbytjes. “Kush ka makinë në garazhe, të nxitojë ta nxjerrë urgjent! Përmbytje e papame”, - shkruante “Libertas”. Mjaft prej përdoruesve të kësaj faqe interneti e morën tepër seriozisht këtë paralajmërim, duke marrë masa për makinat e tyre. Paralajmërimi i “Libertas”, një gazetë e drejtuar nga Blendi Gonxhe, pati efekt. Kjo për arsye se vite më parë, Tirana pati një përmbytje për shkak të reshjeve të dendura. Shumë prej qytetarëve që banonin afër Liqenit Artificial u dëmtuan rëndë, duke bërë që ish-nënkryetari i bashkisë, Blendi Gonxhe, të jepte dorëheqje. Mesa duket kjo ishte arsyeja që disa qytetarët vlerësuan paralajmërimin e bërë nga media e drejtuar nga Blendi Gonxhe.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›