E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhufi: Shteti të jetë afër familjarëve



Zv.kryetari i LSI-së, z. Pëllumb Xhufi, foli për ngjarjen e rëndë tragjike të vrasjes së dy efektivave të Policisë së Shtetit, duke u shprehur se “Lëvizja Socialiste për Integrim dëshiron të shprehë ndjenjat e solidaritetit dhe të bashkëpjesëmarrjes në këtë dhimbje të thellë, familjeve të dy dëshmorëve më të rinj të policisë së shtetit, miqve, efektivëve të policisë, ku ata kanë shërbyer me aq devotshmëri. Si asnjëherë më parë ne kërkojmë që organet e Prokurorisë, të policisë dhe ato gjyqësore duhet të procedojnë me shpejtësi në identifikimin, kapjen dhe sjelljen përpara përgjegjësisë të kriminelëve”. Më tej Xhufi theksoi se “janë goditur dy qytetarë të ndershëm të këtij vendi, janë goditur dy punonjës dhe shërbëtorë të devotshëm në mbrojte të ligjit dhe të rendit, pra është goditur vetë shteti. Lëvizja Socialiste për Integrim në këtë moment të rëndë për familjet e Ramadanit dhe të Shkëlzenit i kërkon organeve të shtetit që të jenë afër familjeve të tyre për të kapërcyer dhimbjen, vështirësitë që dalin e krijohen nga humbja e dy familjarëve”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›