Grindje në disko, plagosen 3 shtetas
03/02/2009 Arrestohen 4 të rinj, në kërkim autori i të shtënave. Të lënduarit, të rastësishëm
VLORE - Një sherr, i cili ka përfunduar në goditje me armë dhe plagosjen e 3 shtetasve në afërsi të një diskoje në qytetin e Vlorës, ka çuar në pranga 4 persona. Të arrestuarit janë A. XH 25 vjeç, E. M 25 vjeç, K. H. 26 vjeç dhe E. M. 23 vjeç. Të 4 personat janë arrestuar me akuzën e moskallëzimit të krimit për shkak se nuk tregojnë se si ka ndodhur ngjarja.
Ngjarja
Në orët e para të mëngjesit të ditës së diel në një prej diskove në lagjen “4 Heronjtë” të qytetit të Vlorës sipas policisë E. M. dhe K. H. janë përfshirë në një debat me E. M. dhe A. XH., si dhe një adoleshent me inicialet E. P. Debati nuk është ndalur dhe sherri në disko është zhvendosur jashtë ambienteve të saj ku të rinjtë janë grindur me fjalë deri sa në grindje e sipër njëri prej tyre ka qëlluar me pistoletë duke plagosur 3 persona një 29-vjeçar me inicialet K. I., një 26-vjeçar me inicialet E. B., si dhe një vajzë 25 vjeçe, e cila ishte shoqëruar me ta me inicialet L. H. Sipas policisë, asnjë prej të plagosurve nuk ka lidhje me ngjarjen, por kanë qenë duke dalë nga ambientet e diskos dhe fatmirësisht nuk kanë pasur pasojë për jetën. Ndërkohë që të 4 personat e përfshirë në grindje janë arrestuar, ndërsa autori i plagosjes është larguar dhe nuk është kapur ende.
Hetimet
Mbi të arrestuarit rëndon akuza e vrasjes në rrethana cilësuese, mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe 4 gëzhoja të goditura nga një pistoletë e tipit TT. Policia e Vlorës po vazhdon hetimet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa janë marrë në pyetje 4 autorët e grindjes. Gjithashtu janë ngritur dhe postblloqe të shumtë policie për të arrestuar autorin e të shtënave dhe plagosjes së 3 personave. Gjithsesi, sipas burimeve policore, grindja ka filluar për motive banale mes të rinjve, grindje e cila ka degjeneruar më pas në nxjerrjen e armës dhe të shtëna.