Mashtrimi, kërkohet 13 vjet burg për shtetasit
03/02/2009 Morën para, premtuan për viza amerikane
SHKODER- Prokuroria ka arritur të japë konkluzionet përfundimtare rreth veprës penale të vjedhjes me anë të mashtrimit të dy të pandehurve Thanas Moçka dhe David Makaj. Ne seancën gjyqësore të radhës u paraqit vetëm i pandehuri Moçka, pasi i pandehuri tjetër Makaj kishte lëshuar prokurë përfaqësimi për avokatin e tij Ilir Golemi. Prokurori Kujtim Basha pas konkluzioneve të tij ka kërkuar deklarimin fajtor të dy të pandehurve, të cilët po gjykohen njëri në gjendje të lirë dhe tjetri nën masën e sigurisë të arrestit në shtëpi, dhe dënimin e tyre përkatësisht 7 vjet burg për Thanas Moçkën dhe 6 vjet për David Makajn. Gjykata nga ana e saj i ka dhënë kohë mbrojtjes të përgatisë kërkesat dhe konkluzionet përfundimtare, duke e shtyrë dhënien e vendimit për një tjetër seancë gjyqësore. Dy të akuzuarit janë pronari dhe botuesi i revistës “Diaspora” që botohet sipas tyre në Amerikë. Sipas policisë, në bazë të informacioneve të grumbulluara të dy të akuzuarit mashtronin persona të ndryshëm, duke u kërkuar para për t’i nxjerrë gjoja një vizë të rregullt për në SHBA. Dy të akuzuarit janë denoncuar nga shtetas të ndryshëm për mashtrim, pasi kanë dhënë paratë dhe nuk kanë përfituar vizën e rregullt për në SHBA.