E Shtunë, 31 Tetor 2026

Persona me maska rrahin 2 punonjësit, marrin paratë e kazinosë në Plazh

03/02/2009  Tre të rinj ndalohen, dhunuan bashkëmoshatarin dhe më pas e grabitën

DURRES- Tre persona të maskuar kanë rrahur 2 persona të punësuar në një kazino të qytetit dhe më pas kanë grabitur shumën prej 80 mijë lekësh. Admir K. dhe Florian M kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi ata janë ndëshkuar dhunshëm në pjesë të ndryshme të trupit, por kryesisht në fytyrë e në bark. Rreth orës 02 të së hënës persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në një nga kazinotë e Plazhit të Durrësit duke ushtruar dhunë mbi personelin si dhe duke grabitur të hollat e gjetura në lokal. Në atë kohë nuk ka pasur asnjë klient, ndërsa brenda kanë qenë arkëtari dhe punonjësi tjetër i kazinosë. Nga dëshmitë e dhëna nga policia ata janë përballur me tre persona të gjithë të maskuar me të cilët janë grindur dhe përleshur. Sipas kallëzimit në polici, grabitësit kanë sharë, fyer dhe më pas qëlluar mbi të dy personat, të cilët edhe pse kanë tentuar të mbrohen e kanë pasur të pamundur, pasi janë gjendur në befasi. Natën e ngjarjes në lokal ka pasur shumë klientë nisur edhe nga fakti se ka qenë fundjavë, por ata janë larguar në mesnatë duke lënë brenda në kazino vetëm dy punonjësit. Policia ka shoqëruar disa persona, por ende nuk i ka drejtuar askujt gishtin për dhunën në kazino dhe grabitjen me maska. Ndërkohë një tjetër ngjarje e këtillë ka ndodhur në Durrës. Tre persona janë ndaluar nga policia e Durrësit, pasi ata janë akuzuar si autorë të dhunës dhe vjedhjes në mes të rrugës të një të riu. R. P 18 vjeç, G. R. 20 vjeç dhe minoreni R. K nga qyteti i Durrësit janë ndaluar dhe prerë fletë-arresti, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen të kenë ushtruar dhunë dhe vjedhur paratë e shtetasit J. P. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 12 të qytetit, lagje ku banojnë shtetasit R. P. dhe R.K, ndërkohë që viktimë e rrugës ka qenë shtetasi Jurgen P i mohës 19 vjeç. Ky i fundit është rrahur dhe më pas i është marrë forcërisht një telefon celularë, një varëse floriri në qafë dhe disa para.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›