Piramidat, mashtruesi nr. 1ekstradohet nga Milano
08/04/2009 Grabiti 2 milionë USD
TIRANE- Ahmet Baçi, njeriu që shpiku i pari skemën e firmave piramidale, është ekstraduar ditën e djeshme nga Milano i Italisë në drejtim të Shqipërisë. Mësohet se shtetasi i sipërcituar me origjinë nga qyteti i Shkodrës gjatë viteve 1994-‘97 ka mundur të mashtrojë 160 persona, duke i marrë atyre një shumë financiare prej rreth 2.436.361 dollarësh. Lidhur me këtë veprim kriminal Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendimin nr. 122, datë 15.02.2001, e ka dënuar shtetasin Ahmet (Amedeo) Baçi, me 13 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes me anë të mashtrimit”, parashikuar nga neni 143 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Duke ju referuar burimeve zyrtare të policisë së shtetit mësohet në muajin mars 1994, shtetasi Ahmet Baçi, duke qenë ortak i vetëm dhe administrator i shoqërisë “UNIVERS”, me seli në Vorë, Tiranë, ka filluar aktivitetin kriminal të mashtrimit në formën e huamarrjes duke vjedhur me anë të gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit pasurinë e qytetarëve të ndryshëm, duke i premtuar se paratë do t`i investonte në aktivitete fitimprurëse. Ky aktivitet kriminal është kryer për një periudhë kohore prej vitit 1994-1997 dhe ka rezultuar se është vjedhur pasuria e 160 personave, e cila është vlerësuar në një shumë totale prej 2.436.361 USD.