Guma shpallet hero grek, bust në kishën e himarës

Busti i Aristotel Gumes, i vendosur dje ne Himare, (majtas,lart) Dule, Bollano dhe deputetet nga Greqia dje gjate ceremonise
Vendoset gjatë natës pranë kishës së Fshat-Himarë busti i Aristotel Gumës, i mbuluar me një flamur grek, për tu zbuluar ditën.Në një lartësi prej 2 metrash, mbi trupin e mermerit të bardhë me kokë bronzi, u shfaq edhe mbishkrimi: U vra pse foli gjuhën amtare, greqishten. Një rresht makinash, të gjitha me targa greke, si edhe disa të rinj me motorë, bllokuan për pak minuta trafikun në rrugën nacionale, vetëm 1 kilometër larg Himarës. Me emrin e Aristotelit në gojë, të importuarit nga vendi fqinj bënë xhiro 2 herë duke lëshuar parulla, por herën e tretë, policia lokale u tregoi vendin se ku duhet të parkonin me këtë rast. Pranë kishës Fshat-Himarë, aty ku do të prezantohej busti i Gumës në një ceremoni përkujtimore të organizuar nga shoqata OMONIA, që drejtohet nga ish-kryebashkiaku Vasil Bollano. Një ceremoni që filloi pak para mesditës, por që sfidoi kryebashkiakun aktual Gjergj Goro, i cili në një prononcim për gazetën Panorama pati deklaruar se nuk do të lejonte shkeljen e ligjit, pra vendosjen e bustit të të riut pa miratimin e Këshillit Bashkiak. Pavarësisht heshtjes, ndryshe nga një vit më parë kur punonjës të Bashkisë Himarë, së bashku me kreun e saj, Bollano, ishin në krye të protestave për aksidentin e të riut 35-vjeçar, Goro është mënjanuar krejtësisht nga kjo ngjarje. As ai, as ndonjë zyrtar tjetër i Bashkisë nuk ka marrë pjesë në ceremoninë e djeshme.
Shenjtor dhe hero

Busti i Gumes, dje ne oborrin e Kishes se Himares
Për disa orë ndenji i mbuluar. Aty, në oborrin e kishës Fshat-Himarë dhe i mbuluar me flamurin kombëtar grek. Në mënyrë sekrete, monumenti i të riut 35-vjeçar, që sipas versionit zyrtar të Tiranës vdiq në një aksident rrugor, ndërsa sipas atij të Athinës u vra nga katër të rinj shqiptarë vetëm pse foli greqisht, është transportuar gjatë orëve të para të mëngjesit drejt kishës. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë policisë lokale, që kanë patrulluar pranë kishës. Jemi të bindur që e kanë transportuar gjatë natës, pasi të paktën që nga ora 06:00 ne kemi qenë këtu dhe nuk kemi parë asnjë automjet me bust. Nuk është diçka e vogël që mund ta fshehësh, thonë efektivët e policisë, të
cilët gjithashtu mohojnë që monumenti të ketë qenë aty që një ditë më parë. Ndërkaq, edhe pse ceremonia ishte paralajmëruar rreth orës 09:00, ajo u zhvillua në orën 11:00. Pas kësaj vonese, familjarët, anëtarë të shoqatave të ndryshme minoritare, si dhe të ardhur specialë nga politika greke, u futën brenda kishës së fshatit për të kryer meshën sipas riteve ortodokse. Jashtë, dy vajza të veshura me kostume popullore helene ndenjën në pritje për ta zbuluar bustin. Po në pritje ishin edhe disa djem, por këta të fundit për të dëbuar të paftuarit. Në ceremoni nuk u lejuan mediat shqiptare, madje pati debat me kameramanët e televizioneve. Ndryshe nga këta, të ftuar për të xhiruar ishin disa operatorë dhe gazetarë të ardhur posaçërisht nga Greqia. Vetëm prej tyre mundën të dilnin më vonë filmimet nga ceremonia e vendosjes së bustit dhe kasetat e montuara të viheshin në dispozicion të kolegëve shqiptarë. Disa i pranuan, disa ngelën me copëza xhirimesh, ndërsa ne të Panoramës mundëm të përvidheshim mes turmës.
Thirrje për Vorio-Epirin
Pas gjysmë ore meshë, organizatorët kryesorë të kësaj ceremonie ngjitën shkallët drejt bustit; lideri i OMONIA-s, Vasil Bollano, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, si dhe ish-deputeti Harallamb Karathano, i shquar për pozicionin e tij antishqiptar dhe në mbrojtje të çështjes së ashtuquajtur Vorio-epirote. Madje, me këtë emër ishin dhe parullat kryesore të asaj që duhet të ishte ceremoni përkujtimore. Në kor, të pranishmit brohorisnin Vorio-Epir dhe Aristotel, të vetmet fjalë që të linin të kuptoje pak shqip, edhe pse ishin në greqisht. Me radhë u vunë disa kurora me lule, shumica të ardhura nga Greqia, ashtu si edhe të pranishmit. Fjalime, duartrokitje. Thirrje Vorio-Epir. Një entuziazëm i paparë shihej tek të ardhurit e huaj dhe ata të shoqatave, një entuziazëm ky krejt i munguar te nëna dhe familjarët e aristotel gumës. Ndryshe nga politikanët grekë dhe ata të omonia-s që rrokën mikrofonin për të folur, nëna e të ndjerit Aristotel Gume u ul në një karrige duke qarë. Erdhi e para dhe u largua e fundit
Vendos lule mbi bust dhe e quan gumën birin e një nëne
Incidenti, mitropoliti i gjirokastrës akuzon krerët e omonia për pronat

Kreu i Omonia-s, Bollano dje në Himarë
Një incident krejt i paparashikuar ka ndodhur dje gjatë ceremonisë përkujtimore të Aristotel Gumës. I paparashikuar, sidomos sa i përket personazhit, por edhe akuzës. Mitropoliti i Gjirokastrës e ka akuzuar OMONIA-n për vjedhje. I ftuar për të nderuar të riun 35-vjeçar, ai e ka nderuar vërtet atë si birin e një nëneUnë nuk mund të pranoj që të përdoret një djalë i ri, i vdekur, për qëllimet tuaja. Unë respektoj të ndjerin si bir nëne, por distancohem nga këto veprime të ulëta, tha mitropoliti i Gjirokastrës në gjuhën greke, ndërsa e ka respektuar familjen e Gumës me një kurorë me lule. Duke e prekur monumentin, ai sërish tha disa fjalë nën zë që nuk u kuptuan qartë, por pati disa të tjera që gjëmuan: Unë do tju denoncoj se ju keni vjedhur pronat e kishës dhe keni bërë hotele. Me të thënë këto fjalë, ai është distancuar vërtet nga të ftuarit, përveçse ka përshëndetur nënën e të ndjerit. Që të dy kishin diçka të përbashkët në këtë ceremoni. Edhe nëna, ashtu si mitropoliti, duket se ka qenë kundër vendosjes së bustit të djalit të saj në oborrin e kishës. Madje vonesat e nisjes së meshës kishin të bënin pikërisht me këtë refuzim të tyre. Sipas informacioneve pranë familjes, janë dashur disa orë bindëse nga Bollano, Dule dhe Karathano, në mënyrë që prindërit e Aristotelit të pranonin lartësimin e monumentit. Pavarësisht bindjes, u pa qartë se ata dhe familjarë të rrethit të ngushtë nuk ndenjën në rreshtin e parë të të ftuarve në ceremoni. Secili prej tyre zuri një cep dhe vajtuan sipas mënyrave të tyre, por më i dhimbshëm ishte vajtimi i nënës; vetëm lot, pa fjalë!
Në ceremoninë e djeshme në himarë merrnin pjesë politikanë grekë dhe përfaqësues të shoqatave minoritare
Karathano, thirrje për Vorio-Epirin
Ultranacionalisti grek shoqërohej nga Vasil Bollano e vangjel Dule