E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gumi: Do të arrijmë konsensus edhe pa PS-në

Deputeti i PD

Deputeti i Partisë Demokratike, Viktor Gumi, ka deklaruar dje se mazhoranca do të vazhdojë përpjekjet për konsensus...edhe pa opozitën. Në një deklaratë për mediat, anëtari i PD-së që do të marrë pjesë në komisionin hetimor theksoi se “Mazhoranca deklaron se do t’u qëndrojë të gjithë atyre premtimeve të bëra publikisht, duke realizuar kështu edhe parakushtet e tjera të deklaruara për arritjen e konsensusit politik, me qëllim ushtrimin e rolit kontrollues të Kuvendit në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin”. Ish-zv/ministri i Drejtësisë theksoi se “në vijim të binomit kushtetutshmëri – transparencë Partia Demokratike fton Partisë Socialiste dhe zotin Edi Rama dhe të gjithë deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për të marrë pjesë aktivisht në nismën e Kuvendit për transparencën e zgjedhjeve të qershorit 2009, në përputhje me vendimin e miratuar prej Kuvendit. Për zgjedhjet më të mira që kanë pasur shqiptarët këta 20 vjet, socialistët treguan se nuk u intereson transparenca, por tymnaja dhe vetëm tymnaja për çështjen e zgjedhjeve”. Sipas Gumit, për Kuvendin e Shqipërisë është realizuar dhe përmbyllur, në përputhje me Kushtetutën, një temat më të nxehta të jetës politike në këto shtatë muaj të cilat përbënin njëkohësisht edhe flamurin e betejës politike të opozitës. Për pasojë, tani ajo që mbetet është zbatimi në praktikë i vendimit të Kuvendit.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›