Hapja e tunelit pushton mediat botërore
Shembja e murit Shqipëri-Kosovë pushton mediat botërore. Përurimi i çeljes së tunelit të Kalimashit, si nyje kyçe inxhinierike e autostradës moderne Durrës-Kukës, ka bërë vend në mediat e shkruara, ato online dhe elektronike, për domethënien e saj në Shqipëri dhe Kosovë, por dhe më gjerë për rajonin. Agjencia e lajmeve AP, që është cituar deri në Taiëan Neës online, e sheh hapjen e tunelit që lejon ndërtimin e një rruge të shpejtë që do të shkojë në Kosovë, 20 vjet pas rrëzimit te komunizmit, si një hap që do të afrojë më shumë shqiptarët në të dy anët e kufirit. Stacioni i mirënjohur televiziv amerikan, CNBC dhe ai Euroneës, do të citonin Kryeministrin Berisha teksa shprehej i emocionuar: “Sot ne kemi vendosur se nuk ka më male, nuk ka më pengesa, nuk ka më asgjë që shpirtërisht ose fizikisht të ndalojë këtë komb”, - duke u thelluar më pas në analizën e përfitimeve që do të sjellë kjo rrugë, si në rritjen e madhe të fluksit të turizmit drejt brigjeve shqiptare që do të arrihen në vetëm 4 orë. Edhe agjencia prestigjioze e biznesit Business Ëeek do të shprehej duke veçuar fjalët e Kryeministrit të Kosovës, Thaçi, se me këtë tunel Shqipëria dhe Kosova, Tirana dhe Prishtina janë më pranë se kurrë dhe do të qëndrojnë kështu përgjithmonë. Agjencia IntelliNeës me lajme nga 16 vende të Evropës Qendrore e Lindore, me 10 vjet përvojë, ka pasqyruar ngjarjen që pritet të japë efekte ekonomike të fuqishme në zhvillimin e rajonit. Stacionet BBC, Deutsche Ëelle dhe Zëri i Amerikës i dhanë gjithashtu peshën qendrore në edicionet e tyre ngjarjes së Kalimashit. Zëri i Amerikës e prezantoi ngjarjen me simboliken e takimit të dy kryeministrave në mesin e tunelit të Kalimashit, pas rrëzimit edhe të pengesës së fundit që shënoi bashkimin e të dy anëve të tij. Kryeministri Sali Berisha hipi vetë dhe drejtoi makinerinë e rëndë që çau murin ndarës të mbetur. Delegacioni nga Kosova priste në anën tjetër. Mbi domethënien e përfundimit të punimeve në njërin prej dy objekteve më të vështira të autostradës që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën, BBC ka veçuar deklarimin e Kryeministrit Berisha që tha se rruga që përmes tunelit të Kalimashit do të zgjatet më tej drejt Kosovës, 'bashkon kombin' dhe 'integron përveç shqiptarëve dhe maqedonasit, serbët, bullgarët dhe gjithë rajonin e Ballkanit”. Kanali i lajmeve Nachrichten CH në Gjermani e ka komentuar festimin e Republikës se Shqipërisë dhe të Kosovës së qeverisur nga shqiptaret për lidhjen e parë me autostrade si “një hap tjetër drejt afrimit”. Agjencia “Rinashita balkanica” ka njoftuar gjithashtu hapjen e tunelit pas një sërë njoftimesh në radhë për ecurinë e punimeve në 800 metra thellësi të malit. Lidhja më e shpejtë mes Shqipërisë dhe Kosovës është bërë e ditur dhe në citimin e agjencisë gjermane të lajmeve SDA, e cila ka veçuar deklarimin se “vendet janë ndarë nga historia dhe padrejtësia”. Përurimi i Kryeministrit Berisha dhe Thaçi ka gjetur pasqyrim nga agjencia e lajmeve DPA, e cila komenton se lidhjet politike dhe ekonomike mes dy vendeve pritet të intensifikohen tani. Radio B 92 e Beogradit me burime të agjencisë së lajmeve “Beta”, duke cituar dhe mediat shqiptare, e ka pasqyruar me vëmendje takimin simbolik në mes të tunelit që shpreh lidhjen e kombit të ndarë. Ngjarja e madhe për shqiptaret kudo që janë sjell në ato që citon B 92 shpresë dhe integrim. Gazetat shqiptare kanë pasqyruar gjithashtu në vend qendror përurimin e ditës së diel, ku një mur simbolik i shembur nga ekskavatori në të cilin ishte Kryeministri Berisha çeli një nga galeritë e tunelit më të gjatë të rrugës që do të shkurtojë distancat me Kosovën. Gjithashtu, kjo ngjarje e madhe për kombin shqiptar është paraqitur gjerësisht edhe në SHBA përmes The Boston Globe, The Herald Sun, Cleveland online, Sun Neës etj., si dhe në agjencinë turke të lajmeve Ëorld Bulletin.